Premtoi apartamente, ndërtoi karburant/ Vetting zbulon mashtrimin në Vlorë, ndërtuesi shiti tokën e familjes Musaj tek “OLSI” sh.p.k. Zhdukën dokumentet e pronësisë nga dosja
Nën hetim për mashtrim, por nuk u pagoi qiranë
Fatkeqësisht, vendimi i Gjykatës së Lartë do të dilte shumë vonë pasi ishte prishur shtëpia e familjes Musaj. Për “Vetting”, Mjaftime Musaj tregon se iu drejtuan prokurorisë dhe në vendin ku kishin banesën filloi të ndërtohej një karburant. Por prokurori i çështjes do të zgjaste për shumë vite hetimet dhe para se të lidhte marrëveshjen me Musain, ata kishin zbuluar se Robert Ilia e kishte shitur pjesën e tokës ku ata kishin shtëpitë.
Prokuroria kishte kapur shumë shkelje të ndryshme, por çështjet vazhduan nga gjykata në shkallë të parë, në shkallë të dytë në shkallë të lartë, u kthye përsëri në shkallë të parë dhe Ilia u dënua me 5 vite burg në dëm të banorëve për mashtrim dhe çështja është në shkallën e apelit.