Rama ia fut edhe deputetit të tij, Plarent Ndrecës, SPAK ngre akuza edhe ndaj tij
“Shumë shpejt SPAK do të ‘trokasë’ pranë Ramës”, Ben Andoni: Meta duhet të përgatitet për një rrugë pa kthim
Analisti Ben Andoni i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, u shpreh se shumë shpejt Prokuroria e Posaçme do të godasë shumë afër kryeministrit Edi Rama. “Nuk besoj që drejtësia është në dorën e zotit Rama sepse besoj që shumë shpejt edhe ai do të ketë probleme me drejtësinë. Drejtësia po mundohet të kalojë një cak. Habitem si politikanët shkojnë në SPAK e dalin duke qeshur”, tha analisti.
Ben Andoni: Nuk besoj që drejtësia është në dorën e zotit Rama sepse besoj që shumë shpejt edhe ai do të ketë probleme me drejtësinë. Drejtësia po mundohet të kalojë një cak. Habitem si politikanët shkojnë në SPAK e dalin duke qeshur.
Qytetari denoncon: Firmat e ndërtimit po ndërtojnë rrugët me inertet që groposin në tokë
Manastirliu e shpalli hero gjatë Covidit, policia ndalon mjekun Pëllumb Hysko që ngacmoi seksualisht pacienten
Policia e Tiranës ka ndaluar mjekun radiolog Pëllumb Hysko pas rasti skandaloz të publikuar mbrëmjen e së martës në emisionin “Stop” në Klan. “Në lidhje me një rast të transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Stop”, ju bëjmë me dije se: Pas transmetimit të pamjeve filmike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ndaluan shtetasin Pëllumb Hysko, 58 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ngacmimi seksual” parashikuar nga neni 248 dhe 108/a të Kodit Penal”, njoftoi policia.
Gjykata speciale lë në qeli Ilir Metën pavarësisht kërcënimeve dhe presioneve, detyrim paraqitje për Kryemadhin!
Kërcënimet, shantazhet dhe presionet në sallën e gjyqit nuk kanë “pirë ujë” për ish-presidentin Ilir Meta. Gjyqtar Erjon Çela, pasi dëgjoi për afro 4 orë palët, ka vendosur që të mos ndryshojë masën e sigurisë për 3 prej tyre.
Ish-Presidenti i Republikës do të qëndrojë në qeli, ndërkohë bashkëpunëtorët e tij Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku dhe Pirro Xhixho do të hetohen në detyrim paraqitje. Pra kemi ndryshim vetëm për Xhixhon, nga arrest në shtëpi, në detyrim paraqitje.