Lidhje


“Nëse do të shkatërrosh një komb pa luftë, bëje shthurjen dhe lakuriqësinë pjesë të zakonshme të brezit të ri”

Një shprehje e njohur, e cila qarkullon prej vitesh në rrjet dhe shpesh i atribuohet figurave të njohura historike, thotë: “Nëse dëshiron të shkatërrosh një komb pa luftë, bëje shthurjen dhe lakuriqësinë të zakonshëm në brezin e ri.”

Kjo frazë, pavarësisht burimit, gjen jehonë të fortë në shoqërinë tonë, ku teknologjia dhe rrjetet sociale janë kthyer në fushëbeteja për vlerat. Nuk ka nevojë për bomba apo ushtri; armët e reja janë lehtësia e aksesit, shpejtësia e përhapjes dhe pranimi i normave të reja.

 

Mbështetësit e kësaj shprehjeje shohin një paralele të drejtpërdrejtë me trendet aktuale. Bota sot nuk po shkatërrohet nga një fuqi e jashtme, por nga një prirje për të shfaqur dhe glorifikuar atë që dikur konsiderohej private apo tabu.

Nuditeti dhe ekspozimi nuk kufizohen më vetëm në art apo nëpër plazhe; ato janë kthyer në vlerë të mediave sociale. Të rinjtë, të ndikuar nga algoritmet që favorizojnë "tronditjen vizuale", shpesh e gjejnë veten duke garuar për vëmendje përmes thyerjes së barrierave morale. Qëllimi është klikimi, vlera është shikueshmëria, dhe çmimi mund të jetë erozioni i vazhdueshëm i standardeve personale.

 

Ajo që thënia sugjeron është se rreziku më i madh nuk është akti në vetvete, por normalizimi i tij. Kur këto veprime që prekin stabilitetin familjar bëhen të zakonshme dhe normë, themeli i shoqërisë, familja dhe komuniteti, fillon të lëkundet.

Nëse brezi i ri rritet në një shoqëri ku gjithçka ekspozohet pa asnjë pasojë, çfarë vlere do të ketë angazhimi, besimi dhe përgjegjësia? Shthurja i dobëson lidhjet familjare; kjo çon në një shoqëri më të fragmentuar dhe më të lehtë për t'u manipuluar ose për t'u shpërbërë nga brenda.

 

Për shumë njerëz, kjo shprehje është një thirrje zgjimi. A është e vërtetë që një komb mund të ketë ekonomi të fortë dhe infrastrukturë moderne, por të shkatërrohet nga brenda nëse humbet busullën morale?

Përgjigja ndoshta qëndron te vlerat. Kur një komb humbet vetëpërmbajtjen dhe respektin për institucionet bazë si martesa dhe familja, ai humbet një pjesë të identitetit të tij. Dhe, siç thotë thënia, ky shkatërrim ndodh pa asnjë shkrepje arme, por përmes një ndryshimi të heshtur dhe progresiv të sjelljes.


Silva Caka do të bëhet “shefe” e policëve që e dhunuan para Teatrit

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, një ndër personat më të besuar të Ilir Metës, u emërua ditën e sotme nga Edi Rama në postin e zëvendësministres së Brendshme. Ajo kaloi papritur “ylberin”, pasi ka patur vazhdimisht qëndrime mjaft të forta, në kufijtë e fyerjeve, ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

 

Por, vlen të theksohet edhe një fakt tjetër, pasi Silva Caka do të bëhet “shefe” e policëve që e dhunuan më 17 Maj të vitit 2020, ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar. Teksa po protestonte bashkë me qytetarët, Silva Caka u shoqërua dhunshëm nga ana e Policisë, madje pati deklarata dhe denoncime se ajo ishte dhunuar edhe në furgonin e efektivëve gjatë shoqërimit për në komisariat. Madje në atë kohë, Silva Caka paralajmëronte edhe kallëzim penal ndaj forcave “Shqiponja” të Policisë së Shtetit.

Read more ...


Shqipëria me rritjen më të lartë në Europë për net-qëndrimet turistike

 Shqipëria shënoi rritjen më të lartë në Europë për net-qëndrimet turistike gjatë tremujorit të dytë 2025, me një zgjerim prej 32.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në periudhën prill–qershor në vend u regjistruan gjithsej 2,347,717 net-qëndrime. Rritja u nxitur kryesisht nga turistët e huaj, që shtuan qëndrimet me 34.2%, ndërsa ato të vendasve u rritën me 27.8% krahasuar me tremujorin e dytë 2024.
 

Sa i përket llojit të akomodimit, hotelet dhe strukturat e ngjashme regjistruan 2,158,276 netë, me një rritje prej 31.7%. Në akomodimet e pushimit dhe qëndrimit afatshkurtër (shtëpi me qira, vila turistike, bujtina) u shënuan 170,755 netë, duke u rritur me 43.3%, ndërsa në kampingje u regjistruan 18,686 net-qëndrime, një rritje prej 47.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Në gjysmën e parë të vitit 2025, në Bashkimin Europian u regjistruan 1.279 milion netë qëndrimi në strukturat turistike, një rritje prej 2.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 (1.249 milion).

Në nivel shtetesh, rritjen më të madhe e shënuan Malta (+12.7%), Letonia (+8.6%) dhe Polonia (+8.5%). Në të kundërt, Irlanda regjistroi një rënie prej -3.5%, ndërsa Gjermania (+0.2%), Suedia (+0.5%) dhe Belgjika (+0.9%) raportuan rritjet më të ulëta.

 

Vizitorët e huaj (jo-rezidentë të vendit, si nga BE ashtu edhe jashtë saj) përbënin gati gjysmën (48.0%) e të gjitha netëve të qëndrimit në gjysmën e parë të vitit 2025, me dallime të mëdha mes vendeve të BE-së. Pjesa më e lartë e netëve të qëndrimit të vizitorëve të huaj në fillim të vitit u regjistrua në Maltë (93.6%), Qipro (93.1%) dhe Kroaci (87.6%).

Në të kundërt, vizitorët e huaj përbënin më pak se një të pestën e netëve të qëndrimit në Gjermani (18.5%), Poloni (19.2%) dhe Rumani (20.2%).

 

Rritja e netëve të qëndrimit nga vizitorët e huaj në gjysmën e parë të 2025 ishte +3.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, pak më e lartë se rritja e netëve të brendshme (+1.7%).

Rritjet më të mëdha të netëve të qëndrimit të vizitorëve të huaj u regjistruan në Maltë (+13.0%), Letoni (+12.8%) dhe Finlandë (+12.3%). Në krahun tjetër, Irlanda (-6.1%), Suedia (-5.3%) dhe Gjermania (-2.9%) ishin të vetmet vende që përjetuan rënie./


Evis Sala sapo mer detyrën njofton stafin : Po marr dy javë pushime!

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, sapo ka marrë postin dhe ka vendosur të nisë pushimet jashtë vendit për dy javë. Sipas burimeve, Sala ka njoftuar stafin e saj se do të rikthehet në Tiranë më 2 tetor.

 

Por duket se ministrja nuk shqetësohet për detyrat e saj pasi në Shqipëri vazhdon misionin fisnik të rruajtjes së tenderave shefi-mentor Klod Allajbeu, kështu q Sala i ka lënë paratë e Shëndetësisë në duar të sigurta.

Read more ...


BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42% në gjysmën e parë të vitit

Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se çmimet e pronave po vazhdojnë të rriten me ritme të larta. Sipas indeksit Fischer, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti çmimi i banesave në rang vendi shënoi rritje me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e dytë 2024 dhe me 41.7% ndaj së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Credins Bank oferte per pajisje me POS
Rritja ishte disi më e ulët për Tiranën. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 5.1% ndaj periudhës paraardhëse dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë.

 

Kjo tregon se efektin kryesor në rritjen e çmimeve duken ta kenë dhënë zonat bregdetare të vendit.

Edhe çmimet e qirasë, sipas agjentëve, kanë shënuar rritje gjatë periudhës, megjithëse Banka e Shqipërisë nuk ofron matje konkrete në shifra. Informacioni mbi kërkesën dhe çmimet e qirasë vjen kryesisht nga agjentët që kryejnë aktivitet në zonën e kryeqytetit. Sipas tyre, kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa gjatë gjashtëmujorit të mëparshëm.

Read more ...

XS
SM
MD
LG