Lidhje


Arrestohet Romeo, heroi që shpëtoi të moshuarit nga zjarri

Romeo Mersini, heroi i muajit tetor që shpëtoi çiftin e të moshuarve nga flakët, është arrestuar nga policia e Fierit. 29-vjeçari është konfliktuar me xhaxhanë e tij për motive të dobëta dhe debati ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta nga ana e 29 vjeçarit. Bashkë me të në pranga ka rënë edhe vëllai i tij me iniciale M. Mersini, 32 vjeç pasi ka goditur me sende të forta Romeon.
 
 
Njoftimi i policisë:

Read more ...


Monopatinat, dyfishohen të lënduarit te “Trauma”

Rastet e të lënduarve nga aksidentet me monopatinat elektrike, që kërkojnë trajtim mjekësor, janë shtuar ndjeshëm. Në spitalin e Traumës në Tiranë, mjekët thonë se këtë vit ka pasur dy herë më shumë pacientë me fraktura.

 

Ilir Hasmuça, ortopedMe rritjen e përdorimit në masë filloi edhe rritja e numrit të aksidenteve që ndodhin për shkak të këtyre. Në 2023-in kanë qenë 214 raste dhe në 2024 i thonë 554 raste, pra dyfishi  më shumë. Vijnë me trauma të ndryshme, që përfshin fraktura të krahut të këmbëve, të legenit të brinjës, të qafës, trauma të barkut me dëmtime të organve të brendshme.

Read more ...


Arlind Qori replikon me Ramën: Më përmend me emër, mos më thuaj qorr

Arlind Qori ka reaguar pasi Edi Rama e ironizoi gjatë një takimi me pensionistët në Korçë, duke e quajtur "Sude me gjyslyke". “Dy herë është detyruar Edi Rama të më përmendë publikisht. Në të dyja rastet pa edukatën e të drejtuarit në emër, por i fiksuar në mënyrë perverse me aftësinë time për të shikuar.

 

Gjatë protestave studentore të dhjetorit 2018 më drejtohej “Është një qorr…”, duke zgjuar indinjatën e një studenti të verbër që kishte përballë. Kurse sot më ka quajtur “Sude me gjyslyke”. I digjte atëherë përfshirja ime mes studentëve, i përcëllon sot ndikimi im dhe i Lëvizjes BASHKË te pensionistët” ka shkruar Qori.

Read more ...


Rrëfehet ish-gjyqtari i komunizmit: Kam dhënë 6 dënime me vdekje, peng kam vendimin për atentatin me bombë ndaj Ramiz Alisë

Ish-gjyqtari Shefqet Muçi i ftuar në emisionin “Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV flet për kohën kur jepte dënimet me vdekje në regjimin komunist. Ish-gjyqtari thotë se vetë ai ka dhënë deri në 6 dënime me vdekje. Por ish-gjyqtari ende sot ka një peng që ka të bëjë me atentatin ndaj Ramiz Alisë. “Të ishte në kolegjin penal të Gjykatës së Lartë nuk i shmangeshe dot edhe dënimeve me vdekje. Në atë kohë nuk kishte dënim të përjetshëm, por dënim me vdekje. Nuk kam dhënë shumë dënime kapitale. Burgimi ishte deri në 25 vjet, ose me vdekje për një kategori të caktuar.

Read more ...


Fatura e të vërtetës nga Rudina Muça

Unë, puna si gazetare dhe familja ime.

 

Prej gati 7 vitesh punoj si gazetare pranë Departamentit të Lajmeve në Top Channel , ku mbuloj sektorin e sigurisë ushqimore dhe Bujqësisë. Në këto vite jam përpjekur që si gazetare t’i ngjaj sime motre edhe pse ajo merrej me një tjetër sektor, atë të kronikës së zezë. Por një gjë e kemi patur të përbashkët, kurrë nuk kemi bërë kompromis para të vërtetës. Silvana është ime motër, dhe prej katër vitesh punon pranë AKVMB, si specialiste, drejtori kjo e MBZHR, në këto vite secila nga ne ka bërë punon e vet pa ndërhyrë tek njëra-tjetra. Dhe këto quhen norma, që ti nuk i njeh. Por ja që lajmi im të ka shqetësuar keqazi, Anila Denaj, ti kërkon të fajësosh time motër se përse unë kam informuar publikun se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka kryer vaksinën kundër Brucelozës edhe pse kjo vaksinë ka kushtuar 1.7mln euro.

Read more ...

XS
SM
MD
LG