Lidhje


“Kjo vjen era korrupsion i gjallë”- vetting hedh dritë mbi ngarkesën e bllokuar në kinë, si i ‘fshehën’ lëndët e rrezikshme! Manovrat e “kurum” Pas skandalit të dytë

EMISIONI VETTING/Dokumentet nga dogana kineze, të cilat janë marrë nga organizata mjedisore BAN zbulojnë se nuk kemi të bëjmë me koncentrat zinku për 115 kontenierët.

 

Sipas Jim Puckett: “Ne patëm këtë rastin në Kinë dhe burimi nga doganat na siguroi të dhënat për analizat e mbetjeve. Ne mësuam se Autoritetet Kineze morën testet e materialeve për t’i analizuar se çfarë përbërje kishin, të cilat treguan nivele të lartë të Plumbit, si rasti i materialeve toksike me nivel 8% të metalit të plumbit dhe burimi konfidencial na siguroi edhe dokumentet e porositësit.”

Read more ...


Vampirët e PD, skërmitën edhe një herë dhëmbët në formë "dhimbje dhe keqardhje"

Nga Ilir Demalia

 

Vampirët e PD, skërmitën edhe një herë dhëmbët në formë "dhimbje dhe keqardhje"në funeralin e lamtumirës të Gerti Bogdanit. A ishin këta, duke filluar që nga dy kryetarët e PD-së Luli dhe Saliu, e me aprovimin unanim të Kryesisë, Këshillit Kombëtar të PD, që aprovuan njëherë në vend të 12 në listën e Tironës në 2017 dhe pastaj e hoqën fare nga lista për deputet në 2021 dhe e larguan nga të gjitha strukturat e PD?!!

Read more ...


Si të "parandalojmë" arrestin kardiak? Mjekja nga Gjermania tregon hapat që duhet të ndjekim

Humbja e jetës së Gerti Bogdanit nga një arrest kardiak, ka shtuar diskutimet nëse mund të parandalohet dhe si një arrest kardiak.Doktoresha Aurora Dollenberg nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, ka komentuar fenomenin e arresteve kardiake.

 

Dollenberg e cila jeton dhe punon në Gjermani, tha se arrestet kardiake fatkeqësisht mund t’i bien çdokujt, por se ka disa këshilla, që mund të minimizojnë ato. Ajo tha se për të eliminuar sa më shumë të jetë e mundur arrestet kardiake, duhet që të ushqehemi mirë, të bëjmë vrap dhe të mos kemi stres të akumuluar.

Read more ...


Shqipëria e shtata në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës

Shqipëria renditet e shtata në botë sa i përket çmimit të naftës, sipas organizatës Global Petrol Prices. Qytetarët shqiptarë e paguajnë këtë produkt me lirë se në Zvicër, Monako, Islandë e Hong Kong, dhe më shtrenjtë se rajoni, Bashkimi Evropian dhe pjesa tjetër e globit.
 
 

Tregu global sot është i stabilizuar dhe çmimi mesatar i naftës në mbarë botën ka arritur në 108 lekë për litër, ndërsa në Shqipëri pikat e karburanteve e tregtojnë 177 lekë. Ndryshimet në çmime ndërmjet shteteve, reflektohen për shkak të raporteve me prodhimin, tregtinë dhe taksat, pasi të gjitha vendet kanë qasje në tregjet ndërkombëtare, por më pas të gjitha vendosin taksa të ndryshme. Si rezultat, çmimi me pakicë i naftës është i ndryshëm.

Read more ...


Dosja ‘Partizani’ vazhdon të nxjerrë abuzimet e klanit Berisha/Meçe: Çështja nis me Malltezin! U bë pronar i 3.5 milion eurove brenda ditës, SPAK u ballafaqua me pastrim parash

Analisti Arben Meçe zbuloi skemën e korrupsionit që implikon Jamarbër Malltezin me ish-klubin Partizani dhe shoqërinë Homeplan.Meçe në Repolitix theksoi se hetimi nis me Malltezin lidhur me shitjen e aksioneve të Homeplan nga Bektashi tek Malltezi dhe Begeja. ''Çështja ka nisur në ngarkim të Jamarbër Malltezit. SPAK u bë u ndjeshëm nga Homeplan. Është sipërmarrje ndërtimore u prodhua si subjekt juridik dhe objekt ka ndërtimi e kompleksit Partizanit. Regjistrimi i parë në 2008.

 
Në 2014 ka një dokument në QKB, ku rezulton se Homeplan është shitur, nga 2008-2014 pronari është Bektashi. 35% u shit Malltezit, 20% Begejës. Kjo shitje është regjistruar në datën 27.12.2018, 4 vjet e gjysëm me vonesë. Nëse shitet aksionet, vendimmarrje i merr bordi. Nga 2014-2018 gjithë vendimet i ka marrë Bektashi.

Read more ...

XS
SM
MD
LG