Eric Wendt votohet nga senati amerikan si ambasador në Shqipëri
Wednesday, 17 June 2026 13:02
Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër si ambasador në Shqipëri, duke marrë miratimin përfundimtar për detyrën e tij diplomatike.
Votimi në seancë plenare erdhi pas miratimit të mëhershëm në Komitetin për Punët e Jashtme të Senatit, ku kandidatura e tij mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve.
Me votimin në Senat, përfundon procedura e konfirmimit dhe pritet që ambasadori të marrë detyrën në ditët në vijim, sipas afateve të përcaktuara nga administrata amerikane.