Lidhje


Botoks kontrabandë në qendrat estetike, arrestohen 3 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Botulinum toxin”, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të produktit mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”, nga klinikat estetike. Kontrollet e autorizuara nga Gjykata e Tiranës, gjetën në paligjshmëri 30 klinika estetike.

 

Në pranga është vënë shtetasi Mildon Kumaraku, administratori i subjektit që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të, klinikat si dhe administratoret e 2 klinikave, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.

Read more ...


Rama: Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut në oborrin e Europës së Bashkuar

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka quajtur hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë me BE, një ditë të paharrueshme plot me krenari. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama thotë se Shqipëria është ulur në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve.

 

Këto arritje, thotë Rama, se morën vlerësimin e merituar më në fund teksa shprehet i bindur se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skëndërbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel.

Read more ...


Qëlloi veten me armën e shërbimit, ndërron jetë në spital punonjësi i Gardës, Henri Haxhiraj

Ka ndërruar jetë në spital punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj, i cili ditën e djeshme qëlloi veten me armën e shërbimit në banesën e tij. 37-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Qytet Studenti. Haxhiraj është vëllai i këngëtares së njohur dhe ish-banores së "Big Brother VIP 1", Sheila Haxhiraj. Ishte vetë këngëtarja që ndau lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të vëllait të saj.

Read more ...


Koreja e Veriut hedh në erë pjesë të rrugëve në kufi me Jugun

Koreja e Veriut i ka shkatërruar pjesë të rrugëve dhe linjave hekurudhore në pjesën e vet të kufirit me Korenë e Jugut të martën, duke e nxitur ushtrinë e Jugut të shtjerë në shenjë paralajmërimi. Pheniani tha javën e kaluar se do t’i shkëpuste plotësisht rrugët dhe linjat hekurudhore ndërkoreane dhe se do t’i fortifikonte edhe më shumë zonat në pjesën e vet të kufirit. Të martën rreth mesditës, disa pjesë veriore të rrugëve dhe linjave hekurudhore që e lidhin Veriun me Jugun u shkatërruan, tha Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut. 

Read more ...


Vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, zbardhet dëshmia e autorit: E godita disa herë me thikën e tij

15-vjeçari A.Gj., i dyshuar si autor i vrasjes me thikë të bashkëmoshatarit të tij në Shkodër mbrëmjen e së hënës, ka deklaruar në polici se njiheshin prej vitesh me njëri-tjetrin pasi banojnë në të njëjtën lagje. Në dëshminë që dha para grupit hetimor në kushte të rënduara psikologjike, autori i dyshuar ka deklaruar se 15-vjeçarin e goditi për vdekje me thikën e tij. “Fillimisht u zumë, pastaj ai më goditi me thikë në sup. Unë mora thikën e tij dhe e godita disa herë”, mësohet të ketë thënë i mituri. I pranishëm gjatë sherrit mes dy 15-vjeçarëve ka qenë edhe një tjetër fëmijë i mitur.

Read more ...

XS
SM
MD
LG