Pas vëllait të Tërmetit, Gjergj Luca i ‘fut thonjtë’ bregdetit
Vetëm disa ditë pas shembjes së banesave prej druri të ndërtuara pa leje në Theth, qytetarë të ndryshëm kanë ngritur zërin për zaptimin e vazhdueshëm të bregdetit në jug të vendit, ku sipas tyre nuk po merren masa nga autoritetet përkatëse.
Një video e mbërritur tregon një zonë në bregdetin e Sarandës, ku duket se një pjesë e malit është prerë dhe terreni është betonuar, ndërsa ka nisur ndërtimi i një strukture metalike. Qytetari që ka dërguar pamjet pretendon se bëhet fjalë për një ndërtim pa leje nga ana e Gjergj Lucës.