Lidhje


Ish-drejtoresha e Postës dhe zaret e saj i vodhën 690,000€ pensionistëve të varfër

Të tjera detaje kanl dalë në dritë nga skandali me fondet e pensioneve, ku është vënë në pranga ish-drejtoresha e Postës në Durrës dhe dy vartëse të saj të cilat dyshohet se përvetësuan 690 mijë euro nga paratë që duhet t'u ndaheshin moshës së tretë.

 

Skema e dyshuar e abuzimit me fondet e pensioneve dhe ndihmave sociale ka çuar në arrestimin e tre ish-zyrtareve të filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas hetimeve, ato dyshohet se kanë përvetësuar rreth 690 mijë euro, para të destinuara për pensionistët dhe përfituesit e ndihmës ekonomike në zonat e Shijakut dhe Krujës.

 

Elisabeta Mataj, 41 vjeç ish-drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës vu në pranga së bashku me, V.D., 59 vjeçe, me detyrë shefe Finance, si dhe P.D., 39 vjeçe, arkëtare dhe llogaritare. Ato akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.

 

Sipas Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti. Fondet, të cilat ishin planifikuar për t’u shpërndarë si pensione dhe ndihma sociale për qytetarët e Shijakut dhe Krujës, nuk kanë përfunduar në destinacionin e tyre, por dyshohet se janë përvetësuar nga tre zyrtaret.

 

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se ish-drejtoresha Elisabeta Mataj ishte liruar nga detyra vetëm dy ditë para se të ekzekutohej masa e arrestit ndaj saj./joq

XS
SM
MD
LG