Banorët denoncojnë ndotjen në një nga lagjet e Tiranës

Kur do të udhëtojmë me tren nga Tirana në Durrës për 22 minuta?

Nga pika e vdekjes në ri-zgjim. E njëjta po ndodh edhe me hekurudhën Tiranë-nyja e Rinasit-Durrës. Tashmë 85 për qind të punimeve civile kanë përfunduar dhe në të, në fillim të vitit 2026 në të do mund të udhëtojnë edhe qytetarët e parë.
“Brenda vitit 2025, të gjithë këta komponentët, bashkë me infrastrukturën që është në hapat e fundit të saj që në shkurt apo mars ne e mbarojmë komplet infrastrukturën. The m që viti 2025, fundi i vitit 2025 të gjejë Tiranë-Durrës-Kashar-Rinas në mbarim”, shprehet për A2, Ergys Verdho, drejtor i “Hekurudha Shqiptare.
Qeveria vazhdon të ndjeki politika antishqiptare, 6 familje në zonën e Laprakës pritet të mbeten në qiell të hapur

SHBA-ja: Vrasja e liderit të H"amasit, Sinwar është mundësi për armëpushim

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar si një "mundësi" për armëpushim në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.Në konferencën për media, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller deklaroi se Hamasi ende përbën kërcënim për Izraelin. Ai tha se Izraeli ka të drejtë të adresojë këtë kërcënim dhe se ata e shohin vrasjen e Sinwarit si një mundësi "për t'i dhënë fund armiqësive dhe për të vendosur armëpushim".
Duke thënë se propozimi për armëpushim i mbështetur nga SHBA-ja ka qenë në tryezë që nga maji dhe se potenciali i përparimit të këtij propozimi është rritur me vrasjen e Sinwarit, Miller tha: "Ne jemi të vendosur të shfrytëzojmë këtë mundësi".
“M’u vra çuni në shtëpi, 3 muaj vuajti te Trauma” - Babai i Enea Thomaraj apel për ndihmë: Jemi invalid!

Babai i Enea Themoraj, të riut që humbi jetën tragjikisht pasi u plagos nga një tritol që iu vu dy motrave Nikolli në Elbasan, ka bërë apel për ndihmë.Në një telefonatë me Top News, babai i të ndjerit shprehet mes dhimbjes se viktima ishte i vetmi që punonte në shtëpinë e tyre, ndërsa ai dhe bashkëshortorja janë invalidë.
Ai thotë se djali iu vra brenda në banesë teksa po shkonte në tualet ku i ra dera nga shpërthimi i tritolit, ndërsa kërkon ndihmë përmes linkut të Gofoundme të shpërndarë nga mbesa e tij.