Gazetarja e TCH: Ibrahim Lici më dërgoi SMS nga Turqia, më çoi emra policësh

Në studion e emisionit “Top Story”, gazetarja Anila Hoxha tregoi për herë të parë se është kontaktuar nga i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i të cilit u vra pak ditë më parë në masakrën e Dobraçit.
Gazetarja tregoi bisedën, ku Lici akuzonte me emër, punonjës të policisë apo ekspertëve të vendngjarjeve, që kishin manipuluar ngjarjet që ai akuzohet si i përfshirë. Hoxha tregoi se gjatë bisedës, i kërkoi Licit që ai të dorëzohej dhe të raportonte publikisht për ato që ai pretendonte.