“Grup k.riminal”- SPAK kërkon dënimin e ish-shoferit të Ardi Veliut, gruas e vajzave
Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u zhvillua këtë të mërkrurë seanca gjyqësore ndaj Sokol Idrizajt dhe familjes së tij . SPAK kërkoi dënimin ish-shoferit të drejtorit të Policisë Ardi Veliu, bashkë me familjen e tij, gruan dhe dy vajzat.
E gjithë familja është vënë nën akuzë nga SPAK për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Gjatë dëshmisë së tij në gjyq, Idrizaj hodhi poshtë akuzat dhe theksoi se mediat kishin abuzuar me rastin, duke shpifur dhe baltosur emrin e tij dhe të familjes.