Rrëfehet ish-gjyqtari i komunizmit: Kam dhënë 6 dënime me vdekje, peng kam vendimin për atentatin me bombë ndaj Ramiz Alisë

Ish-gjyqtari Shefqet Muçi i ftuar në emisionin “Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV flet për kohën kur jepte dënimet me vdekje në regjimin komunist. Ish-gjyqtari thotë se vetë ai ka dhënë deri në 6 dënime me vdekje. Por ish-gjyqtari ende sot ka një peng që ka të bëjë me atentatin ndaj Ramiz Alisë. “Të ishte në kolegjin penal të Gjykatës së Lartë nuk i shmangeshe dot edhe dënimeve me vdekje. Në atë kohë nuk kishte dënim të përjetshëm, por dënim me vdekje. Nuk kam dhënë shumë dënime kapitale. Burgimi ishte deri në 25 vjet, ose me vdekje për një kategori të caktuar.