Dënohet me burg Luiz Ejlli, akuzohet për falsifikim kur ishte noter

Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit burg Luiz Ejllin, këngëtarin dhe fituesin e show-t Big Brother Albania. Ejlli u gjet fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim.
Sipas dosjes hetimore, A2 shkruan se Luiz Ejlli, në vitin 2015 kur ende posedonte vulat e noterit edhe pse Ministria e Drejtësisë ja kishte hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka falsifikuar një deklaratë noteriale që është përdorur më pas në vitin 2022 në Prokurorinë e Lushnjës për te justifikuar pasuri të vëna në mënyrë të paligjshme.
Lulëzon biznesi i surrogacisë, vajzat shqiptare vetëofrohen si nëna surrogate! Njëra prej tyre ka marrë 29 oferta

Marjana nga Tirana, një 26 vjeçare që deklarohet beqare, thotë se është e gatshme të ndihmojë çiftet heteroseksuale, çiftet LGBT, por edhe gratë apo burrat e vetëm duke e mbajtur një shtatëzani për ta. Interesi për të ka qenë i madh. Ajo ka marrë 29 oferta nga çifte hetereseksuale dhe ato LGBT. Ka midis tyre që janë edhe shqiptarë. Maria nga Dibra, Ola nga Elbasani, Genta nga Korça, Nertila nga Vlora por edhe Aja dhe Hazi nga Tirana, si dhe Aze nga Durrësi thonë se janë të disponueshme për t’u bërë nëna zëvendësuese.
Fraksionet palestineze Hamas dhe Fatah takohen në Egjipt, diskutojnë luftën në Gaza dhe unitetin kombëtar

Grupet palestineze Hamas dhe Fatah kanë zhvilluar bisedime në kryeqytetin egjiptian Kajro për të diskutuar luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Këshilltari për media i Hamasit, Tahir al-Nunu, tha se delegacioni i grupit të tij kryesohej nga anëtari i byrosë politike, Khalil al-Hayya, ndërsa nënkryetari i Fatahut, Mahmoud al-Aloul, kryesonte ekipin e grupit të tij. “Këto takime synojnë të diskutojnë agresionin (izraelit) në Gaza, zhvillimet politike dhe ato në terren, si dhe të bashkojnë renditjet kombëtare”, tha al-Nunu.
Vizita e Erdogan në Tiranë/ Nga konferenca me Ramën te inagurimi i xhamisë, zbardhet agjenda e presidentit turk

Ditën e neserme rreth orës 11:00, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë. Gjatë vizitës në Tiranë të enjten e 10 tetorit, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, pritet që të bëjë inaugurimin e xhamisë e Namazgjasë.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Tiranë, Erdogan pritet të ketë edhe një konferencë me kryeministrin Rama në godinën e qeverisë. Presidenti turk do të jetë vetëm disa orë në Tiranë, e me pas do të largohet drejt Serbisë. Zbardhet agjenda e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili të enjten e 10 tetorit, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë.
"500 euro ban, takohemi andej nga Miloti"/Si shiteshin maskat për kriminelët në tiktok
