Lidhje


Çarja e digës së hidrocentralit të Sasaj, Lukova dhe Borshi prej disa orësh pa energji elektrike

Pasi muri rrethues i ujëmbledhësit të hidrocentralit Sasaj në Bunec të Lukovës është çarë mesditën e sotme duke shkaktuar përmbytje në fshatrat Lukovë dhe Bunec situata është përkeqësuar. Më herët Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se janë përmbytur 12 biznese turistike dhe nënstacioni elektrik që furnizon Lukovën dhe Borshin.

 

Për shkak të këtij incidenti, të dy zonat janë pa energji elektrike për disa orë, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët dhe bizneset lokale. Ndërsa u raportua se alternativa e furnizimit me energji nga Nënstacioni i Kuçit, siç pretendohet, është e pamundur sepse para një muaji është hequr nënstacioni portabël që i ishte vënë Borshit për sezonin turistik.

Read more ...


Papa që "bekoi" individët LGBTQ tashmë bekon edhe idenë antikushteuese. Francesku pret në Vatikan Baba Mondin: Bekoj Shtetin Sovran Bektashi

Papa Françesku ka pritur këtë të Enjte në selinë e Vatikanit Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondin. Ky takim vjen në kuadër të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri.

 

Në këtë takim Papa Francesku ka bekuar krijimin e Shtetit antikushtetues Bektashi, ide e kritikuar nga mbarë opinioni shqiptar dhe jo vetëm . “Nismë e bukur të cilën e bekoj”, mësohet të ketë thënë Papa gjatë takimit. Gjithashtu mes Papës dhe Baba Mondit është firmosur edhe dokumenti mbi Vëllazërinë Njerëzore të Abu Dabit.

Read more ...


Arrestoi djalin e Samir Manes, ja kush është polici që u hodh nga pallati

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një efektiv i Policisë Rrugore u rrëzua nga kati i 11-të i një pallati në zonën e “Xhamllikut”.Dyshohet se polici është vetëhedhur nga pallati ndërsa ka rënë fillimisht mbi telat e internetit dhe më pas në tokë.Ndonëse kabllot i kanë ndaluar shpejtësinë, 57-vjeçari Azbi Spahiu ka marrë lëndime të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës.

 

Në njoftimin e saj, Policia e Tiranës tha se po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Read more ...


Shifrat/ Si u bë parti e tretë PSD e Tom Doshit

Nëse gjatë fushatës së 14 majit tema e “non grata-s” së Berishës zuri një hapsirë të konsiderueshme, surpriza e këtyre zgjedhjeve u bë PSD, partia e një “non grata-je” tjetër. Dhe ndërsa për sanksionin amerikan, që nxiti bojkotin e votuesve ndaj “Bashkë fitojmë”, tani komentojnë të gjithë, për suksesin mararamendës të Tom Doshit, nuk flet pothuajse askush.

 

Por, mjafton vështrimi i shpejtë i shifrave të votës për këshillat bashkikakë, që ka bërë Lapsi.al, për ta thyer murin e heshtjes. Gjithësej shqiptarët i kanë dhënë afro 90 mijë vota dhe mbi 100 këshilltarë bashkiakë PSD-së.

Read more ...

XS
SM
MD
LG