Lidhje


Po fuste 1.2 ton naftë kontrabandë nga Kosova, arrestohet kuksiani

Policia Kufitare ka vënë në pranga një 39-vjeçar nga Kukësi, i cili tentoi të fuste rreth 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri nëpërmjet kufirit me Kosovën.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar në rrugën rurale Pakisht-Kukës, automjetin tip furgon, me drejtues shtetasin V. S., 39 vjeç, banues në Kolesian, Kukës, ku pas kontrollit në brendësi të furgonit, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1.2 tonë naftë të futur kontrabandë nëpërmjet Pakishtit, jashtë pikave të kalimit kufitar dhe shërbimeve doganore, duke iu shmangur kontrollit kufitar dhe doganor.

 

Sasia e karburantit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa drejtuesi i automjetit u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. /A2


Gjyqi për spiunazh te BIA serbe, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të hënën në shqyrtimin fillestar para Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh, shkruan Reporteri.net.

 

“Plotësisht jam i pafajshëm”, deklaroi Shabani.

Kurse, i akuzuari tjetër Muharrem Qerimi e pranoi fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.

Read more ...


Skandal, disa drejtues të SHISH dyshohen se kanë bashkëpunuar me krimin

Një skandal tronditës ka përfshirë Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH), pasi disa drejtues të tij dyshohen për bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar dhe shitje të informacioneve konfidenciale.

 

Sipas burimeve nga inteligjenca shqiptare për mediat, këto dyshime kanë detyruar drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, të kryejë një ristrukturim urgjent në drejtorinë e një qarku të njohur për ngjarje të rënda kriminale.

Read more ...


Berisha mbledh militantët për TikTokun/1 200 efektivë, RENEA dhe Garda e Republikës do angazhohen në protestën kundër mbylljes së TikTok

Protesta kombëtare e thirrur nga opozita më 15 mars kundër mbylljes së TikTok-ut ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Tubimi do të zhvillohet nga ora 19:00 deri në 21:00, para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia do të bllokojë rrugët përreth dhe do të ketë devijime të trafikut.

 

Rreth 1,200 efektivë do të jenë në terren, ndërsa RENEA dhe Garda e Republikës do të jenë në gatishmëri për çdo ndërhyrje. Kamera me rezolucion të lartë do të monitorojnë protestën, ndërsa agjentët civilë do të mbajnë nën vëzhgim individët me histori dhune.

Read more ...


Denoncimi/Djathi me tel metalik brenda, AKU dhe “Mireli” në gjumë

Që ushqimet, të cilat po shiten në supermarkete nuk po kontrollohen fare nga AKU, tashmë ky është një fakt, pasi çdo ditë në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërrijnë raste, ku shihen qartë produkte të skaduara, të mykura dhe të kalbura.

 

Por së fundmi një qytetare është përballur me një tjetër problematikë pasi ka gjetur tel metalik brenda djathit kaçkavall “Mireli”. Ajo ka treguar se djathin e ka blerë në “Big Market”, Kamëz dhe sapo e ka hapur ka gjetur dy copa teli metalik që nuk dihet as nga kanë ardhur.

Read more ...

XS
SM
MD
LG