Lidhje


“Më ngacmoi të dashurën”, autori rrëfen vrasjen e 21-vjeçarit që tronditi Korçën

 

Detaje të reja po dalin nga vrasja e Joan Zukos në Korçë. I dyshuari Kristjan Sterjo, 20 vjeç, u arrestua pas rreth gjashtë orësh kërkime, ndërsa Policia sekuestroi edhe kallashnikovin e dyshuar si arma e krimit. Sipas Policisë, Zuko u vra pas një konflikti për “motive të dobëta”, ndërsa përplasjet mes dy të rinjve rezultojnë të kenë nisur përpara episodit fatal.

Read more ...


DASH ratifikon Marrëveshjen me Shqipërinë për kredinë 302 milionë dollarë për mbrojtjen

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se Shqipëria ka ratifikuar dhe nënshkruar një marrëveshje kredie prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF), e cila synon të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare. Në njoftimin zyrtar Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se kredia do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimin e miratuar në samitin e Hagës për rritjen graduale të shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.

Read more ...


Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg banesës së tyre. Sipas të dhënave të Eurostat, që për Europën i takojnë vitit 2025 dhe për Shqipërinë vitit 2023, rreth 53% e familjeve në Shqipëri e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet për 1 javë pushime. Vendi ynë renditet i dyti pas Rumanisë, ku kjo përqindje kalon 60%, ndërsa pas Shqipërisë renditen Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

 

Të dhënat tregojnë se pamundësia për të bërë pushime është veçanërisht e përhapur në vendet e Europës Juglindore dhe në ekonomitë me të ardhura më të ulëta.

Read more ...


Mohamed Alabbar: Ndërtimi në Portin e Durrësit ishte një gabim, veprova shumë shpejt

Biznesmeni dhe sipërmarrësi global, Mohamed Alabbar ka deklaruar se ndërtimin në portin e Durrësit ishte një gabim. Në një rrëfim të publikuar më 1 gusht, Alabbar u shpreh se ndërtimi në Shqipëri u bë shumë shpejt dhe se ishte një gabim. "Për shembull, në Shqipëri e ndërtova shumë shpejt. Ishte një gabim," deklaroi ai.

 

Më tej, Alabbar ndalet te përvoja e tij në Mal të Zi, ku thotë se nuk duhej të kishte marrë pjesë në tenderin për plazhet, duke e cilësuar atë si një ide budallaqe. Ai thotë se pas këshillave ligjore që kishte marrë, kompania e tij paraqiti një ofertë më të lartë për të siguruar fitoren në tender. Megjithatë Mohamed Alabbar e konsideron këtë si një vendim të gabuar.

Read more ...

XS
SM
MD
LG