Rëndohet akuza për “sterilizimin”, Gjykata kërkon që Beqaj, Rrjepaj e Rrapaj të përgjigjen për vjedhje dhe grup k.riminal

Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj vepruan si grup kriminal me qëllim përvetësimin e fondeve. Kështu deklaroi gjyqtarja e hetimit paraprak Flojera Davidhi gjatë seancës me dyer të mbyllura në të cilën deklaroi akuza të reja për ish-ministrin e shëndetësisë që zyrtarisht akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim dhe grup kriminal.
Kur dëgjoi rëndimin e pozitës ish ministri kërkoi gjykim të shkurtuar, siç kishin vepruar më herët edhe tetë të tjerët e dosjes së sterilizimit. Ndërkohë si anëtarë të këtij grupi kriminal dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën ju kërkua SPAK që tua adresojë edhe ish zëvendës ministrit të shëndetësisë dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili kur dëgjoi akuzat e reja humbi ndjenjat në gjykatë .