Lidhje


I d.ehur në timon, p.ërplasi disa automjete dhe u p.ërlesh me policët – a.rrestohet djali i biznesmenit Samir Mane

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i oligarkut Samir Mane

 

Martin Mane, djali i biznesmenit Samir Mane, i cilësuar si një ndër oligarkët më të mëdhenj të vendit, është arrestuar nga policia rrugore e Tiranës pasi ka shkaktuar një aksident rrugor dhe ka rezultuar në gjendje të dehur. Gjithashtu, 28-vjeçari Martin Mane është konfliktuar me efektivët e policisë duke kundërshtuar kryerjen e testit të alkoolit.

 

Burime zyrtare nga policia e policia e Tiranës konfirmuan se 28-vjeçari ka shkaktuar një aksident me dëme materiale. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Xhorxh Bush”, pranë parlamentit. Nën drejtimin e një automjeti, i riu ka përplasur dy makina të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Read more ...


Vendimi pritet të zbatohet së shpejti, Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e automjeteve të prodhuar para vitit 2011

Nëse doni të blini nga jashtë dhe përdorni në Shqipëri një automjet të përdorur, të prodhuar para vitit 2011 duhet të nxitoni! Së shpejti në vend nuk do të lejohet më regjistrimi i automjeteve që nuk përmbushin standardin “Euro 5” të Bashkimit Evropian nga “Euro 4 që aktualisht është në fuqi“.

 

“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur gjatë vitit 2024 diskutime në lidhje me përmirësime të mundshme niveleve të bazës ligjore dhe ka organizuar edhe takime me përfaqësues të palëve të interesit dhe institucioneve. Pas 5 viteve vlerësojmë se është koha për të kaluar në standardin ‘Euro 5’”, tha për A2 CNN, Arben Progni nga Drejtoria e Regjistrimit të Mjeteve.

Read more ...


‘Më kanë bërë homoseksual’/ Paloka: O Edvin, njerëzit s’kanë hallin e ‘turrës’ tënde…kanë hallin e kafshatës!

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës për media të kryeministrit Edi Rama, i cili ndër të tjera u shpreh se ‘më kanë bërë homoseksual, biseksual dhe transeksual’. Në postimin e tij në Facebook, Paloka thekson se këto gjëra nuk kanë rëndësi për njerëzit, pasi kanë hallin e kafshatës së bukës dhe hallin e thashethemeve për kryeministrin.

 

"O Edvin, boll se njerëzit nuk kanë hallin e “turrës” tënde…kanë hallin e kafshatës!’, shkruan Paloka.

Read more ...


Reshjet zhvendosen në Jug, mbërrin i ftohti polar, ja si parashikohet moti për javën që vjen

Reshjet e shiut dhe borës që kanë përfshirë vendin këtë të diel do të spostohen drejt jugut shoqëruar me reshje intensive shiu dhe bore. Meteorologia Lajda Porja tha se situata do të jetë problematike me reshje të dendura shiu në Durrës, Elbasan, Vlorë ku pritet të bjerë deri më 100 mm shi.Parashikohet shtim i borës në zonat veriore dhe në qarkun e Korçës. Në orët e pasdites, 3-7 sistemi i e reshje intensive do spostohet në jug, dëbora do të zbresë në zona të ulëta.

 

Duke nisur nga e hëna reshjet do ndalojnë por do të ketë rënie të menjëhershme të temperaturave pasi masa e ftohtë polare zbret drejt Ballkanit.

Read more ...


Mashtrimi me auditimet/ Ku shkuan paratë dhe cila ishte performanca e Veliajt?

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, nën hetim nga SPAK-u, ndaj të cilit rëndojnë të paktën 4 akuza të rënda penale, pak muaj më parë kur u arrestuan drejtorët e tij hajdutë, të cilët doli i mbrojti duke i quajtur anëtarët e një organizate që kishte bërë punë të mira në kryeqytet, filloi të prodhonte edhe disa gënjeshtra. Jo vetëm gënjeshtra publike dhe politike, por edhe nga këto justifikueset për skandalet e tij. 

 

Së pari, tha se do të thërriste një kompani angleze për auditim, një kompani e “Tony Blair”,  që të paguante edhe disa para të tjera për organizatën “5D” që kishte brenda Bashkisë së Tiranës. 

Read more ...

XS
SM
MD
LG