Lirohet nga burgu ish-ministri Ilir Beqaj, lihet në arrest shtëpie
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë, duke e lënë në “arrest shtëpie”. Beqaj, i cili është nën hetim në lidhje me dosjen SASPAC, do ta vijojë procesin penal nën këtë masë sigurie.
Një ditë më parë, GJKKO vendosi gjithashtu zbutjen e masës së sigurisë edhe për Ermal Kurtulajn, duke ndryshuar statusin e tij në kuadër të të njëjtit hetim.
Ndryshimi i masës së sigurisë ka të bëjë me kalimin e afateve të paraburgimit.
Ilir Beqaj ishte arrestuar në korrik 2024 me urdhër të SPAK dhe që prej atëherë ndodhej në paraburgim. Më herët, GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së kishin rrëzuar disa kërkesa të tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Beqaj qëndroi 2 vite në paraburgim.