Lidhje


Kryegylenisti Klodian Allajbeu: Mori 90 MILIONË € nga Hemodializa, por tani qan për 132 MIJË € humbje!

Pasi i përthithën paratë dhe e lanë të dergjej korridoreve të spitaleve të vendit kur kishte nevojë për shërbim shëndetësor, popullit shqiptar do t'i duhet ta bëjë zemrën gur edhe njëherë për ministrin e Shëndetësisë Klodian Allajbeun...

 

Në një skenar të trishtë... ky i fundit ka arritur të paguajë disa media me qindarkat e fundit që i kanë mbetur nga koncesioni i Hemodializës, t'i bëjë me dije popullit se ka dalë me humbje dhe se ka nevojë për mbështetje...

Read more ...


“Mora pushkën, e futa në thes dhe e ndoqa” – rrëfimi i Sterjos për vrasjen në Korçë

 

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për vrasjen e Joan Zukos në Korçë, pasi është bërë publike dëshmia e plotë që Kristjan Sterjo ka dhënë përpara grupit hetimor pas ngjarjes së 8 gushtit. Sterjo është arrestuar si i dyshuar për vrasjen, ndërsa Policia ka sekuestruar një pushkë automatike që dyshohet se është përdorur në krim.

Read more ...


Goditja nga brenda: Sandër Lleshaj mbështet protestat, i thotë Ramës se koha është pjekur për dorëheqje

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, mbështet të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe e konsideron valën e protestave si një zhvillim të rëndësishëm demokratik për vendin. Lleshaj kritikon ashpër klasën politike dhe mënyrën se si është ndërtuar përfaqësimi në Shqipëri. Në këtë intervistë për gazetën “Panorama”, ish-ministri socialist i dërgon një mesazh të drejtëpërdrejtë Edi Ramës duke theksuar se dorëheqja nuk është dramë, por një vendim që merret kur “koha është pjekur”.

Read more ...


Ambasada përcjell Rubion: Pa kontroll të emigracionit, s’mbron dot popullin

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili e vendos kontrollin e imigracionit, kapacitetet prodhuese dhe sigurimin e burimeve strategjike mes elementeve themelore të sigurisë kombëtare. Në deklaratën e publikuar, Rubio thekson se një shtet që nuk është në gjendje të ndërtojë anije, të prodhojë ilaçe, të kontrollojë imigracionin apo të sigurojë burime jetike nuk mund të mbrojë popullin, interesat dhe mënyrën e tij të jetesës.

Read more ...

XS
SM
MD
LG