Lidhje


Babai i v"rasësit të Martinit nxjerr dëftesën: Im bir është ekselent! Të gjitha 10-ta!

Ngjarja e rëndë në shkollën “Fan Noli”, ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën si pasojë e një konflikti me thikë, ka tronditur të gjithë opinionin publik.
Vrasësi Mario Perlleshaj, gjithashtu 14 vjeç, rezulton të ketë qenë një nxënës ekselent me nota të shkëlqyera.
 
 
Babai i tij, Ndue Perlleshaj, i tronditur nga ngjarja, ka nxjerrë dëftesën e të birit për të treguar se djali i tij kishte qenë një nxënës i dalluar. Mario kishte nota maksimale, 10-ta, në të gjitha lëndët në dëftesën e publikuar për mediat.

Read more ...


“Fëmijët duhet të jetojnë, jo të v"riten”, qytetarët protestojnë për Martinin

Ashtu siç ishte parashikuar, që prej orës 11:00 ka nisur protesta e prindërve dhe qytetarëve pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, pak metra larg shkollës ku mësonte. Me një pankartë të madhe ku shkruhej “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, prindërit nisën marshimin nga shkolla “Fan Noli” në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
 
 
Ata cilësojnë ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu si fajtoren më të madhe të kësaj tragjedie pasi sipas tyre mësuesit dhe institucioni i shkollës po përdoren për qëllime politike dhe fushata zgjedhore, dhe jo për misionin që duhet të ketë.

Read more ...


“Nuk shfaqi pendesë”, kryekomisari zbulon detaje nga dëshmia e 14-vjeçarit që v"rau Martinin: Dy familjet janë në konflikt të hapur

Kryekomisari Asllan Shytaj i ftuar në një emision ka dhënë detaje të reja në lidhje me të miturin që qëlloi me thikë Martin Canin, i cili fatkeqësisht humbi jetën.Shytaj ka treguar se autori ndodhet në spital pasi është plagosur, detaj të cilin e konfirmon edhe profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili tha se “ka pasur vetëm dorën të fashuar.”

 

14-vjeçari Mario Perlleshi është marrë sot në pyetje, dhe nga dëshmia e tij kryekomisari tregon se nuk ka shfaqur pendesë, ndërsa deklaron se dy familjet nga Veriu janë në konflikt të hapur.

Read more ...


Qeveria e Shqipërisë do të shqyrtojë mbylljen TikTok dhe Snapchat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë tha në një konferencë për mediat se do të hedhë në diskutim mbylljen e plotë të rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat. Ai ka theksuar se qeveria është në dilemë për të vendosur filtra apo të marrë masa drastike në mbylljen e rrjeteve sociale që janë kthyer në burim të dhunës.

 

“Çdo prind është dëshmitar i faktit që presioni i tërheqjes nga ekranet e smartfonëve bëhet i përballueshëm, jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike duke ndjekur se çfarë bëjnë vendet e tjera për ta ulur këtë presion gjithnjë e më të frikshëm, janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia, ku po ndalohet përdorimi i aksesit për fëmijët, deri tek Franca që po bën vendosjen si kusht për hapjen e llogarive të fëmijëve nën 15 vjeç”

Read more ...


Sekretari i Lidhjes së Pensionistëve: Rritja e pensioneve, rritje qesharake

E pakënaqësinë për rritjen e pensioneve për 20 % e ka shprehur edhe sekretari i Lidhjes së Pensionistëve, Sherif Kastrati. Kastrati ka kritikuar rritjen prej 20% të pensioneve duke konsideruar se kjo rritje është ‘’qesharake’’ dhe rritja është bërë sa të mos thuhet se nuk ka pasur rritje.

 


‘’ Nuk jemi aspak të kënaqur me rritjen e pensioneve, kjo është një rritje simbolike, kjo faktikisht nuk është asgjë ,kjo shumë është një rritje qesharake dhe është bërë veç sa me thënë është rritë’’, tha Kastrati për frontonline. Kastrati poashtu tha se pensionistët vijnë e shprehin ankesat e tyre çdo ditë, sepse, siç thotë ai, kjo rritje nuk u mjafton duke parë situatën me inflacion.

Read more ...

XS
SM
MD
LG