Lidhje


Dializa 4.4 miliardë lekë: Gjurmët e kryegylenistit Allajbeu rikthehen te koncesionet

 

Një tender prej 4.59 miliardë lekësh për shërbimin e hemodializës po rikthen vëmendjen te historia e koncesionit të vjetër dhe te një rrjet lidhjesh profesionale që çon deri te biznesmeni Klodian Allajbeu. Procedura e OSHIS për pesë qendrat e dializës në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan u zhvillua me vetëm 15 ditë afat, ndërsa në garë u paraqit vetëm një ofertues. Fitues u shpall Diaverum AB, me ofertë rreth 4.44 miliardë lekë pa TVSH. Materiali i tenderit evidenton pikërisht kombinimin e një ofertuesi të vetëm, afatit të shkurtër dhe ofertës shumë pranë fondit limit.

Read more ...


1 euro për 90 mijë m² tokë: “koalicioni” PD-PS pas investimit 216 mln euro në Gjirin e Lalëzit

 

Dhjetë vjet pas tërheqjes nga një projekt i madh turistik në Gjirin e Lalëzit, “Omnix Albania” rikthehet në zonë si investitore strategjike. Kompania ishte tërhequr nga investimi i mëparshëm pasi administratori i saj i atëhershëm, Fadi Mitri, u dhunua rëndë, në një ngjarje që u lidh publikisht me konfliktin rreth projektit.

Read more ...


Prifti protestant sionist, ministri Ermal "Raketa" në qendër të korrupsionit dhe tradhëtisë kombëtare në qeverinë Rama

 

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi është vendosur në qendër të një debati gjithnjë e më të rëndë pas publikimit të audiopërgjimeve nga Arben Ahmetaj për KAYO-n, kompanitë private të lidhura me industrinë ushtarake dhe biznesmenin Ron Yeffet. Por çështja nuk mbështetet më vetëm mbi akuzat e Ahmetajt. Tashmë, kontradikta më e fortë vjen nga vetë Ministria e Mbrojtjes.

Read more ...


Allajbeut i ikin 50 milionë eurot e hemodializës, shkarkohet e besuara e tij

Pas denoncimeve të JOQ, tenderi afro 50 milionë euro për hemodializën në pesë spitale rajonale është anuluar, duke i dhënë fund për momentin procedurës që do t’i rikthente në lojë biznesmenit Klodian Allajbeu një kontratë të re shumëvjeçare në shëndetësinë publike. Kompania “Diaverum AB”, e vetmja pjesëmarrëse në garë, ishte shpallur fituese me një ofertë prej 4.44 miliardë lekësh, rreth 97% e fondit limit. Procedura kishte ngritur pikëpyetje pikërisht për mungesën e konkurrencës dhe faktin se pas skemës së re të kontraktimit shfaqeshin sërish emra të lidhur me operatorin e mëparshëm të hemodializës.

 
 

Anulimi vjen bashkë me një tjetër lëvizje, largimin e Arisa Canes nga drejtimi i OSHIS dhe emërimin e Yllka Shetës në vend të saj. Cane kishte punuar më herët në Spitalin Amerikan, të lidhur me Allajbeun, ndërsa “Diaverum” lidhet me “DiaVita”, kompaninë që kishte zbatuar koncesionin e mëparshëm të hemodializës. Kjo përputhje kishte ushqyer dyshimet se, pavarësisht se koncesioni i vjetër po përfundon dhe shërbimi po kthehet nën administrimin e shtetit, paratë publike mund të përfundonin sërish te i njëjti rreth biznesi.

 

 

Tashmë, kontrata që po shkonte drejt firmosjes është bllokuar dhe Allajbeu mbetet pa kontratën e re 4-vjeçare prej afro 50 milionë eurosh. Por skandali nuk mbyllet me anulimin. Pyetja kryesore është se si një institucion i sapokrijuar si OSHIS arriti të zhvillojë një procedurë të tillë, me vetëm një ofertues dhe me vlerën e ofertës pothuajse të barabartë me fondin limit, përpara se Ministria e Shëndetësisë të ndërhynte në minutat e fundit. Tani pritet tenderi i ri, ndërsa mbetet për t’u parë nëse këtë herë do të ketë një garë reale apo thjesht një tjetër rrugë për të çuar paratë publike te të njëjtët përfitues.

XS
SM
MD
LG