Lidhje


Mjeku: Duhet një grup përfaqësues që të artikulojë zgjidhjet, protesta duhet të maturohet

Mjeku dhe aktivisti Ermal Pashaj, thotë se lëvizja qytetare duhet të kalojë në një fazë tjetër organizimi dhe përfaqësimi. Sipas Pashajt, protesta duhet të maturohet jo vetëm në drejtim të përshkallëzimit të qëndresës, por edhe përmes artikulimit të qartë të alternativave dhe zgjidhjeve.

 

“Ka ardhur momenti që edhe protesta duhet të maturohet, jo vetëm sa i përket përshkallëzimit të qëndresës në shesh, por po ashtu si kundër edhe maturimit sa i përket ngritjes piramidale. Ka ardhur koha që tezat që janë artikuluar si zgjidhje të artikulohen gjerësisht, nga një përfaqësi e protestuesve”, tha Pashaj.

 

Nga ana tjetër, ai propozoi gjithashtu krijimin e një grupi përfaqësues të protestës, i cili, sipas tij, duhet të marrë përsipër artikulimin e zgjidhjeve.

 

”Të formohet një grup përfaqësues i protestës, i cili duhet të fillonte të artikulonte zgjidhjen e ankesave. Ka pasur punime në këtë kontekst, dhe këto punime duhet të shfaqen tanimë, pa hezitim, dhe pa patur ndroje se do të anatemohen, apo se do të krijojnë një pol të atakueshëm nga politika shqiptare”.


Rama mbron Luarasin: Protestues të neveritshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj protestuesve që tentuan dje të pengonin hyrjen e deputetëve në Kuvend, duke e cilësuar sjelljen e tyre si “të neveritshme”. Në një postim në rrjetet sociale, Rama u është drejtuar edhe mbështetësve të protestës, duke i ironizuar si “demokratë dembelë” dhe duke pyetur nëse “nuk u vjen turp” që dhunën dhe abuzimet verbale ndaj deputetëve t’i paraqesin si “mospajtim demokratik”.

 

Reagimi i kryeministrit erdhi pasi protestuesit u përplasën me deputetët jashtë Kuvendit, ndërsa sipas Ramës ndaj parlamentarëve pati sharje, vezë dhe madje gurë të hedhur. Rama publikoi edhe pamje ku disa protestuese ndiqnin deputeten Iris Luarasi drejt Parlamentit, duke e akuzuar atë si “hajdute” dhe duke i thënë se “nuk i përfaqësonte gratë”. Kryeministri e përdori rastin për të sulmuar ashpër mënyrën e protestimit, duke e cilësuar atë si shumë larg standardeve të një proteste demokratike.

 

Rama nuk kurseu as ironinë ndaj kritikëve europianë që kishin mbështetur protestat dhe kishin denoncuar ndërhyrjen e policisë. “Për llojin tuaj të veçantë të demokratëve dembelë”, shkroi ai, duke argumentuar se Shqipëria është “një vend vërtet i lirë dhe shumë më demokratik sesa politika juaj mendjengushtë”. Sipas Ramës, protestuesit dhe mbështetësit e tyre po përpiqen ta shesin si “mospajtim demokratik” një sjellje që përfshin fyerje dhe dhunë ndaj deputetëve.


Skandali “Yeffet”: SPAK nis hetimet dhe “sekuestron”… intervistën e Ahmetajt në YouTube

 

Prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur të nisë verifikimet lidhur me denoncimet e bëra nga ish-zv/kryeministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj, gjatë një interviste televizive të publikuar në emisionin e “Syri Tv”, “Çim Peka Live”. Byroja Kombëtare e Hetimit tashmë ka administruar përmes “Youtube” emisionin e plotë. Por paralelisht me këtë veprim, drejtuesi i SPAK Klodian Braho ka firmosur një dokument, duke kërkuar nga televizioni “Syri Tv” që ti verë në dispozicion të gjithë materialin e emisionit përfshirë këtu dhe përgjimet bruto të transmetuara në publik.

Read more ...


“Los Angeles Times”: 100 ditë “Revolucioni i flamingove”, protestat tronditin Shqipërinë

 

“Los Angeles Times” i ka kushtuar një artikull protestave që vijojnë prej muajsh në Tiranë, kundër qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se ata kanë tronditur Shqipërinë. Gazeta amerikane raporton për protestën e një dite më parë përpara Parlamentit, ku policia u përplas me protestuesit. Media shkruan se protestuesit sfiduan kordonin policor dhe qëlluan me vezë dhe domate.

Read more ...


Shpërthim te karburanti pranë "Brrylit": 3 të plagosur, përjashtohet shpërthimin e rezervuarëve

 

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm, 9 shtator, në një pikë karburanti EIDA në zonën e Brrylit në Tiranë. Si pasojë, një godinë njëkatëshe pranë pikës së karburantit është dëmtuar rëndë, ndërsa tre punonjës kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës. Sipas spitalit, gjendja e tyre është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Read more ...

XS
SM
MD
LG