Lidhje


PAMJET/ E shau në shkallët e avionit, Rama kap për qafe të riun dhe i dorëzon policisë italiane

Një denoncim është publikuar së fundmi nga një qytetar shqiptar, i cili ndodhej në avionin me të cilin Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin e Napolit.

 

Në pamjet e publikuara nga JOQ nga dritarja e avionit, Rama shihet teksa zbret nga shkallët së bashku me një të ri të cilit i ka hedhur dorën në qafë. Poshtë shkallëve ndodhen efektivë të policisë italiane.

 

Sapo zbresin, Rama ia dorëzon të riun policisë, të cilët më pas e shoqërojnë drejt një automjeti dhe e fusin brenda.

 

Sipas qytetarit që dërgoi videon, i riu e ka sharë kryeministrin pikërisht teksa po zbrisnin nga avioni, duke i thënë: “Të q***a robt, o Edi Rama”. Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja që i riu është shoqëruar nga policia.

 

“Nuk e përtypi dot” sharjen dhe përfundoi duke ia dorëzuar vetë policisë italiane, është momenti që përcillet me jo pak ironi nga pamjet e videos.

 

Ndërsa gazetari Çim Rama ka publikuar disa foto dhe thotë se Rama e kapi me thonj emigrantin shqiptar duke zbritur nga avioni në Napoli.

 

“Emigranti e paska këshilluar të mos kthehet më në Shqipëri se boll dëm ka bërë. Rama e kap me thonj duke zbrit nga shkallët e avionit dhe e kërcënon me fjalët: “Të zhduk! Pastaj i drejtohet policisë italiane ta shoqerojë emigrantin shqiptar se i paska bërë foto pa leje” – shkruan Peka. 

 


Jorida Tabaku: KAYO godet rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, analizon pasojat që, sipas saj, ka afera KAYO në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Tabaku argumenton se procedurat e ndjekura në sektorin e mbrojtjes dhe në tenderat publikë cenojnë parimet e transparencës, konkurrencës dhe shtetit ligjor, të cilat janë në themel të negociatave me Bashkimin Europian.

Read more ...


Qeveria i jep 90 mijë m² për 1 Euro firmës së lidhur me PD dhe PS

Dhjetë vjet pas tërheqjes dramatike nga projekti prej 450 milionë eurosh në Gjirin e Lalëzit, shoqëria “Omnix Albania” rikthehet si investitore strategjike në Durrës. Kompania, e cila atëherë ishte në pronësi të administratorit libanez Fadi Mitri, u detyrua të tërhiqej pasi Mitri u dhunua barbarisht, pikërisht për ta penguar në realizimin e investimit.

 

Megjithatë, tanimë kompania është e gjitha shqiptare dhe duket se ka gjetur mbështetjen e politikës. Sipas të dhënave të bëra publike, katër kompanitë aksionere të “Omnix Albania” reflektojnë një “koalicion PD-PS”.

 

Struktura e pronësisë tregon se 50% e kapitalit të kompanisë zotërohet nga shoqëria “KLAR”, në pronësi të Shkëlqim Beshirit, një biznesmen i lidhur ngushtë me Shkëlzen Berishën, djalin e kreut të PD-së Sali Berisha.

 

Nga 17.5% e aksioneve zotërohen nga “Matrix Konstruksion” dhe “Blessed Investment”, kompani të lidhura me djemtë e ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj. Pjesa tjetër prej 15% zotërohet nga “RDA Petrol” e Fation Veizajt, ish-deputet i Partisë Demokratike.

 

Përkundrejt tarifës simbolike prej 1 euroje, qeveria i ka dhënë kompanisë në përdorim 90.030 metra katrorë tokë shtetërore, për realizimin e një investimi po në turizëm. Vendimi parashikon vënien në dispozicion të tri pasurive të paluajtshme shtetërore, në Gjirin e Lalëzit, një zonë e lakmuar prej vitesh për investime.

 

Më herët, në korrik të vitit 2022, kompanisë iu dha statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për projektin “Resort turistik me vendndodhje në Gjirin e Lalëzit”. Projekti parashikon një kompleks luksoz që përfshin një park rezidencial, një bulevard, një hotel me 5 yje, park ujor, klub fëmijësh, klub plazhi dhe do të shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 237 mijë metra katrorë.

 

Vlera e investimit të projektit parashikohet të jetë rreth 216 milionë euro, ndërsa projekti do të ketë një shtrirje kohore prej 5 vitesh.


Turqi ka nisur operacion ndaj organizatave LGBTQ+: Dhjetëra të arrestuar

Autoritetet turke kanë arrestuar 26 persona dhe kanë kryer kontrolle në zyrat e gjashtë organizatave LGBTQ+ gjatë një serie operacionesh të zhvilluara pas akuzave për prostitucion dhe veprime të pahijshme.

 

Sipas Prokurorisë së Stambollit, operacionet janë zhvilluar në 12 provinca dhe kanë përfshirë 38 të dyshuar. Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë sekuestruar drogë, pajisje elektronike, alkool të kontrabanduar dhe një armë zjarri.

 

Organizata LGBTQ+ Kaos GL ka deklaruar se të paktën 50 aktivistë janë ndaluar, përfshirë më shumë se 10 persona të arrestuar gjatë bastisjeve në banesat e tyre. Sipas organizatës, janë bllokuar gjithashtu dhjetëra faqe interneti dhe llogari në rrjetet sociale të lidhura me organizata dhe aktivistë LGBTQ+.

 

Operacioni, i koduar “Familja ime është e sigurt”, zhvillohet në kuadër të politikave të qeverisë turke për mbrojtjen e vlerave familjare dhe rritjen e natalitetit.

 

Ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek, tha se hetimet përfshijnë gjithsej 162 persona të dyshuar, nëntë organizata dhe 13 biznese në 15 provinca.

 

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar qeverinë turke për rritje të presionit ndaj komunitetit LGBTQ+.

XS
SM
MD
LG