Lidhje


Monstruozitet/Ky është përbindëshi 37-vjeçar që vrau mbesën e tij të mitur, i rezistoi tentativës për ta përdhunuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 37-vjeçar ka vrarë mbesën e tij 11 vjeçe, pasi ajo i bëri rezistencë pasi tentoi ta përdhunonte.Mediat greke shkruajnë se e mitura ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, por sot i është gjetur trupi. Sipas raportimeve thuhet se autori e ka goditur në qafë me kaçavidë pasi kuptoi që e mitura mund t’u tregonte prindërve për ngjarjen.

 

Ndërkohë rezulton se autori, që ende nuk i dihet origjina, ka qenë në liri me kusht, pasi akuzohet edhe për përdhunimin e një vajze 14 vjeçe.

Read more ...


Rritet në 650 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se gjatë luftimeve të hënën në Rripin e Gazës janë vrarë 4 ushtarë të saj dhe se janë plagosur rëndë 5 të tjerë, transmeton Anadolu.

 

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në përleshjet në Gaza janë vrarë majori, Tal Pshebilski Shaulov (24), rreshteri Eitan Karlsbrun (20), rreshteri Almog Shalom (19) dhe rreshteri Yair Levin (19) të cilët janë nga Brigada Givat.Ndërsa u plagosën rëndë nga Brigada Givat një oficer dhe 4 ushtarë që po trajnoheshin.

Read more ...


17-vjeçarja e varur nga cigaret elektrike humb një pjesë të mushkërisë pas atakut kardiak

Një baba i tronditur në Britani po përpiqet të paralajmërojë prindërit për rreziqet e cigareve elektrike që ‘shpuan’ një vrimë në mushkërinë e bijës së tij, e cila tymoste ekuivalenten e rreth 400 cigareve në javë, shkruan rrjeti DailyMail.

 

Mark Blight dërgoi në spital me urgjencë të bijën Kyla Blight më 11 maj pasi ajo humbi ndjenjat dhe fytyra nisi t’i kthehej në ngjyrë blu teksa po qendronte ne shtëpinë e nje shoqeje. Zemra e 17-vjeçares thuajse kishte ndaluar teksa në operacioin që pasoi doktorët u detyruan të hiqnin një pjesë të mushkërisë së saj.

Read more ...


Përmasat djallëzore të vorbullës shpirtërore /Dy gratë rrahin për vdekje 63 vjeçarin që refuzoi të kryente marrëdhënie me to në Rusi

Të dyshuarat 29 dhe 37 vjeçare raportohet se kishin kaluar kohë duke pirë me 63-vjeçare pranë një kishe në Stavropol, pranë Detit te Zi.Tashmë mediat vendase thonë se dy femrat e kanë rrahur burrin për vdekje ‘kur ai kishte refuzuar të bënte seks me to’. 

 

Në raportin e policisë mes të tjerave thuhej se pas vrasjes “ato tërhoqën trupin e tij në një pyll dhe e fshehën në një gropë.Trupi rrjedhimisht u gjet nga kalimtarë dhe dy gratë u ndaluan gjatë hetimit të vrasjes.

Read more ...


Kryeministri belg: Mbreti pranoi dorëheqjen time

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo tha se mbreti Philippe ka pranuar dorëheqjen e tij, transmeton Anadolu.Nga llogaria e tij X, së bashku me një fotografi lidhur me vizitën e tij te mbreti i Blegjikës Philippe, kryeministri De Croo ndau mesazhin: "Mbreti pranoi dorëheqjen time".

 

"Qeveria aktuale do të vazhdojë të merret me çështjet aktuale ndërsa në anën tjetër do të drejtoj procesin e kalimit për qeverinë e re", theksoi De Croo duke shtuar: "Rezultatet e zgjedhjeve janë zhgënjim dhe marr përsipër përgjegjësinë e kësaj".

Read more ...

XS
SM
MD
LG