Lidhje


Princi saudit Bin Salman nuk do të marrë pjesë në samitin e G7-tës për shkak të Haxhit

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, njoftoi se nuk do të mund të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G7-tës të organizuar nga Italia për shkak të punës në lidhje me sezonin e pelegrinazhit islam, Haxhit, transmeton Anadolu.

 

Sipas një lajmi të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, Bin Salman i ka dërguar një telegram në lidhje me këtë çështje kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Read more ...


Gjermania akuzat e OKB-së për krime lufte kundër Izraelit i quan “serioze”

Gjermania akuzat e OKB-së për krime lufte kundër Izraeli i ka quajtur “serioze” dhe ka përsëritur se Tel Avivi duhet t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar humanitar, transmeton Anadolu.“Ne po e shohim raportin shumë nga afër. Ai gjithashtu përmban akuza serioze kundër luftës izraelite”, tha para përfaqësuesve të mediave në Berlin zv/zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Christian Wagner.Wagner i referohej një raporti hetimor nga një komision i mbështetur nga OKB-ja që ka zbuluar se Izraeli dhe grupet palestineze kanë kryer krime lufte në Gaza dhe gjithashtu akuzoi Izraelin për “krime kundër njerëzimit”.

Read more ...


Greqia “përvëlohet”! Kamerat termike regjistrojnë temperatura ekstreme në Athinë, tavani i makinave arrin deri në 80 gradë celsius

Një ditë më parë u njoftua se shkollat fillore dhe çerdhet do të mbylleshin për shkak të temperaturave të lartë.Ndërkohë sot siç tregohet nga kamera termike e një droni që fluturoi mbi Athinë, temperaturat arrinin mbi 65 gradë në disa vende.

 

Videoja e transmetuar nga Mega tregon zonën mbi rrugën nacionale në Peristeri, si më të prekurën nga vala e të nxehtit. Treguesi i kuq do të thotë se temperatura i kalon 65 gradë Celsius. Në asfalt arrin edhe 70 gradë, ndërsa në tavanin e makinave i kalon 80 gradë Celsius.

Read more ...


Këshilli i Sigurimit mbështet planin për armëpushim në Gazë

Një plan i paraqitur nga presidenti i SHBA-së Joe Biden për armëpushimin në Rripin e Gazës u pranua nga Këshilli i Sigurimit. Forumi më i fuqishëm i OKB-së votoi në Nju Jork (10.06.2024) rezolutën përkatëse. 14 vende anëtare e miratuan atë, ndërsa Rusia, si fuqi me të drjetë vetoje, abstenoi.

 

"Sot ne votuam për paqen", tha ambasadorja e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield në përfundim të seancës së votimit. Këshilli i Sigurimit gjithashtu dërgoi "një mesazh të qartë në adresë të Hamasit: Prano këtë marrëveshje armëpushimi, që është parashtruar në tryezë". Izraelindërkohë e ka pranuar marrëveshjen, "dhe luftimet mund të përfundojnë sot, nëse Hamasi bën të njëjtën gjë", tha Thomas-Greenfield.

Read more ...


Daja vrau mbesë, pasi tentoi ta përdhunonte/ I vihet zjarri banesës së autorit, familjarët e tij ikin nga fshati nga frika e hakmarrjes

Policia greke është vënë në gatishmëri për shkak të valës së zemërimit që është përhapur në Pirgos për vrasësin e 11-vjeçares Vasiliki.

 

Oficerët e policisë janë në lëvizje pasi është e dukshme frika e një sherri me rezultate të paparashikueshme. Mediat greke raportojnë se disa persona, i vunë flakën banesës ku autori jetonte me familjen në shenjë hakmarrjeje. Në momentin e zjarrvënies, asnjë anëtar i familjes së 37-vjeçarit nuk ndodhej në zonë pasi të gjithë të afërmit e tij thuhet se janë larguar tashmë nga fshati, nga frika e hakmarrjes.

Read more ...

XS
SM
MD
LG