Irani paralajmëron Izraelin kundër "aventurizmit të ri" pas sulmit në Majdal Shams

Irani e ka paralajmëruar Izraelin kundër çdo “aventurizmi të ri” kundër Libanit pas një sulmi me raketa në Lartësirat e pushtuara të Golanit të shtunën që vrau të paktën 12 persona, transmeton Anadolu.Tel Avivi e ka akuzuar Hezbollahun libanez për sulmin në një fushë futbolli në qytetin Majdal Shams në Lartësirat e Golanit të pushtuara nga Izraeli.“Inteligjenca jonë është e qartë. Hezbollahu është përgjegjës për vrasjen e fëmijëve të pafajshëm në Majdal Shams”, tha të shtunën zëdhënësi ushtarak i Izraelit Daniel Hagari, duke u zotuar për përgjigje.