Turqia dhe Kanadaja nisin diskutimet për marrëveshjen e tregtisë së lirë
Turqia dhe Kanadaja ranë dakord të nisin diskutime eksploruese drejt një marrëveshjeje të tregtisë së lirë, sipas një deklarate të përbashkët nga ministritë e tregtisë të vendeve të martën, transmeton Anadolu.
Ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat dhe homologu i tij kanadez, Maninder Sidhu, u takuan për të çuar përpara partneritetin ekonomik të fortë dhe në rritje midis dy vendeve, thuhet në deklaratë.
"Në bazë të thirrjes së fundit midis kryeministrit Mark Carney dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan, ministrat riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe investimeve Kanada-Turqi", theksohet në deklaratë.
Deklarata tha se hapi po pasqyron ambicien e të dy vendeve për të zhbllokuar potencialin e plotë të partneritetit tregtar.
Sipas deklaratës, ministrat përshëndetën zgjerimin e fundit të Marrëveshjes së Transportit Ajror, e cila forcon lidhjen midis dy vendeve dhe hap mundësi të reja për udhëtarët, bizneset dhe eksportuesit.
"Lidhjet e përmirësuara ajrore do të mbështesin lidhje më të forta tregtare dhe do t'i afrojnë ekonomitë tona," vuri në dukje ai./AA