Lidhje


“Rrëfehet” më në fund nëna e autorit: E ndihmova djalin të fshinte gjurmët e gjakut

Ka ardhur më në fund rrëfimi i nënës së Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që goditi për vdekje me thikë shqiptaren Ilaria Sula. Gjatë një marrjeje në pyetje që zgjati mbi 3 orë në komisariat, gruaja pranoi se kishte luajtur një rol aktiv pas krimit. Nors Man Lapaz pranoi se “e ndihmoi të pastronte shtëpinë, të fshinte gjurmët e gjithë atij gjaku”. Pas kësaj dëshmie ndaj tij u zyrtarizua akuza e rëndë e bashkëpunimit në fshehjen e një kufome.

 

Gjyqtari theksoi se djali i saj Samsoni “veproi me gjakftohtësi dhe pa ndjeshmëri”. E reja është sulmuar “në mënyrë brutale” nga një person që i besonte. Siç ka pranuar edhe vetë 23-vjeçari, në orët pas arrestimit, nëna e tij ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes, kur djali vrau me 3 goditje thike studenten me të cilën kishte pasur një lidhje të shkurtër romantike.

 

Që nga fillimi i hetimeve, hetuesit kanë pasur dyshime të mëdha në lidhje me rolin e nënës së Samsonit. Krahas të dhënave faktike, si qelizat e telefonit të gruas që e tregonin në zonën e shtëpisë së tyre në Via Homs ku ndodhi krimi, logjika i shtyu hetuesit të besonin se Mark Samson nuk kishte bërë gjithçka i vetëm siç pretendoi gjatë marrjes në pyetje.

 

I riu shpjegoi se në thelb kishte bërë gjithçka për pak më shumë se 3 orë. Ai sulmoi Ilarian rreth orës 11:00 të mëngjesit pasi kishte lexuar një mesazh të një djali tjetër në celularin e saj. Ai e goditi në qafë me thikë kuzhine duke i shkaktuar hemorragji.

 

Në atë moment nisi planin për zhdukjen e gjurmëve dhe në këtë moment ndërhyri nëna e tij. Nuk dihet nëse gruaja e ka ndihmuar djalin edhe për të futur trupin e Ilarias në një valixhe, pasi e mbështolli me plasmas. Mark Samson e kishte tërhequr zvarrë valixhen me trupin e 22-vjeçares deri tek makinë dhe rreth orës 14:00 ka arritur në zonën e Polit ku e ka hedhur.

 

Për momentin versionet e djalit dhe të nënës po shqyrtohen nga prokurorët të cilët akuzojnë Mark Samson për vrasje të rëndë me dashje. Pozicioni i babait, i cili duket më i tërhequr pasi nuk do të kishte qenë i pranishëm në shtëpi në momentin e krimit, megjithatë mbetet nën vëzhgimin e hetuesve.

“Prindërit e djalit janë shkatërruar nga dhimbja, ende të tronditur, të frikësuar dhe kërkojnë falje të sinqertë për gjithçka ka ndodhur”, – tha avokati i tyre duke u larguar nga komisariati. 


Trump në takim me Netanyahun, sugjeron sërish zhvendosjen e palestinezëve

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka zhvilluar këtë të hënë një takim me homologun e tij izrealit Benjamin Netanjahu. Gjatë Takimit Trump u shpreh se lyfta duhet të marrë fund sa më shpejt.

 

Njësoj siç ka bër ëedhe më herët presidenti Trump e quajti Gazën një “pjesë të pasurive të patundshme shumë të rëndësishme” dhe thotë se një forcë paqeje e Shteteve të Bashkuara që “kontrollon dhe zotëron” Rripin e Gazës do të ishte një gjë e mirë.

 

Ai përsëri sugjeron marrjen e “palestinezëve dhe zhvendosjen e tyre në vende të ndryshme”, gjë që do të shtonte një histori të dhimbshme të zhvendosjes së detyruar.

Në vend të tyre, Trump thotë se do të krijonte “një zonë lirie” në Gaza.

 

Për momentin, Rripi i Gazës është “një vend i mrekullueshëm ku askush nuk dëshiron të jetojë”, u shpreh ai.

Izraeli nisi luftën pas sulmit nga Hamasi më 7 tetor të vitit 2023, kur luftëtarë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 persona dhe duke marrë 251 pengje, sipas të dhënave izraelite.

 

Që nga ajo kohë, Izraeli ka vrarë mbi 50.000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

I pyetur nëse do të përmbushë premtimin e fushatës për të përfunduar luftën në Gaza, Trump tha: “Do të doja ta shihja luftën të marrë fund, dhe mendoj se ajo do të ndalet në një moment, jo shumë larg në kohë.


Kina vendos tarifa kundërbalancuese për produktet e SHBA-së

Kina kundërpërgjigjet në luftën tregtare ndaj tarifave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Pekini vendos tarifa kundërbalancuese prej 34% për produktet amerikane.

 

Sipas Ministrisë Kineze të Tregtisë, tarifat shtesë për produktet nga SHBA do të hyjnë në fuqi më 10 prill. Përveç kësaj, do të vendosen kontrolle për eksportin e shtatë tokave të rralla, siç sqarohet nga Ministria e Tregtisë. Këto përfshijnë gadoliniumin, i përdorur në tomografinë e rezonancës magnetike dhe ittriumin, i përdorur në pajisjet elektrike. Elementët e Tokave të rralla janë thelbësorë për shumë produkte të teknologjisë së lartë, të tilla si telefonat celularë, dhe gjithashtu në industrinë e armatimit.

 

Përveç kësaj, Pekini ka futur në listën e zezë njëmbëdhjetë kompani amerikane, duke e bërë de fakto të pamundur që kompanitë e prekura të vazhdojnë tregtimin në Kinë ose me kompanitë kineze. Qeveria kineze gjithashtu planifikon të paraqesë një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) për tarifat e SHBA.

Read more ...


Franca ngre alarmin: Konflikti ushtarak me Iranin mund të jetë i pashmangshëm

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, ka paralajmëruar se pa një marrëveshje për programin bërthamor, një konflikt ushtarak Iran mund të bëhet “pothuajse i pashmangshëm”. Gjatë një seance dëgjimore përpara Asamblesë Kombëtare më 2 prill, Barrot theksoi se nëse palët dështojnë të arrijnë një marrëveshje, mund të ketë një konfrontim ushtarak, i cili do të kishte pasoja të mëdha për stabilitetin e rajonit.

 

Komentet e tij erdhën në të njëjtën ditë kur presidenti francez, Emmanuel Macron, kryesoi Këshillin e Mbrojtes për situatën në Iran.

“Dhjetë vjet pas përfundimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin, besimi dhe angazhimi ynë mbeten të paprekura. Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore. Prioriteti ynë është të arrijmë një marrëveshje që do të kufizojë në mënyrë të përhershme dhe të verifikueshme programin bërthamor të Iranit,” tha Barrot.

 

Ministri francez theksoi gjithashtu se “dritarja e mundësive është e ngushtë”, pasi disa muaj mbeten deri në skadimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 në nëntor, që do të mund të çonte në rivendosjen e sanksioneve të OKB-së kundër Iranit.

 

Vërejtjet e Barrot vijnë pas deklaratave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se do të kishte “bombardime në Iran në mungesë të një marrëveshjeje”.

Më 31 mars, Irani reagoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke e akuzuar SHBA-në për veprime “të pamatura”.

 

Këshilltari i liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se Irani mund të ketë nevojë për armë bërthamore nëse sulmohet nga SHBA ose aleatët e saj, duke shtuar: “Ne nuk po shkojmë drejt armëve bërthamore, por nëse bëni diçka të gabuar, do të detyroni Iranin të shkojë drejt kësaj, sepse do të duhet të mbrohet.”

 

Në vitin 2015, Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina, Rusia, SHBA, Franca dhe Britania e Madhe, ranë dakord për një marrëveshje që do të kontrollonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Megjithatë, SHBA-ja u tërhoq nga kjo marrëveshje nën drejtimin e presidentit Trump në vitin 2018 dhe rivendosi sanksionet amerikane.


Egjipti: Sulmet izraelite ndaj Sirisë, shkelje e sovranitetit të vendit dhe ligjit ndërkombëtar

Në një deklaratë me shkrim Ministria e Jashtme egjiptiane dënoi në mënyrën më të ashpër sulmet e fundit që Izraeli ka kryer ndaj territorit të Sirisë.

 

Egjipti ka reaguar ndaj sulmit të Izraelit në Siri, duke deklaruar se është shkelje e sovranitetit të Sirisë dhe ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim Ministria e Jashtme egjiptiane dënoi në mënyrën më të ashpër sulmet e fundit që Izraeli ka kryer ndaj territorit të Sirisë.

 

Sipas deklaratës, sulmet janë shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe se "shkelin edhe sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të shtetit duke përfituar nga situata Siri".

Egjipti u bën thirrje aktorëve ndërkombëtarë me ndikim që të "marrin përgjegjësinë e tyre për shkeljet e përsëritura të Izraelit si dhe të ushtrojnë presion mbi Tel Avivin që t'i japë fund pushtimit të territorit sirian dhe të respektojë Marrëveshjen e vitit 1974 për Ndarjen e Pushteteve".

 

Krahas më shumë se 14 sulmeve ajrore ndaj aeroportit të Hamës dhe zonave përreth tij mbrëmë, ushtria izraelite kreu sulme ajrore ndaj aeroportit ushtarak 'T4' në rajonin e Homsit, ndaj infrastrukturës ushtarake në kryeqytetin Damask si dhe sulme me mortaja dhe artileri në perëndim të qytetit Daraa dhe në kundërshtim me sovranitetin e Sirisë kërkoi çarmatosjen e rajonit jugor.

XS
SM
MD
LG