Izraeli luftë në 4 fronte në Lindjen e Mesme, por pse nuk po rritet çmimi i naftës

Izraeli po përballet aktualisht me një konflikt në të paktën katër fronte, duke luftuar në Gaza kundër Hamasit, në Liban kundër Hezbollahut, në Jemen kundër Houthëve dhe përballë kërcënimeve nga Irani, që mbështet këto grupe. Pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, çmimet e naftës nuk kanë reaguar aq ashpër sa pritej, duke u treguar më të qëndrueshme.
“I'zraeli finalizon vendimin për të sulmuar I'ranin”

Objektivat e mundshëm në sulmin e planifikuar mund të përfshijnë objektet kritike të naftës dhe gazit, kompleksin presidencial, selinë e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, si dhe selinë e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Izraeli ka vendosur të sulmojë Iranin pas sulmit raketor të javës së kaluar në Tel Aviv, transmeton Anadolu.
Transmetuesi izraelit ‘Channel 12’ tha se “diskutimet mbi metodën dhe kohën e sulmit ende janë në vazhdim”.
Vdekja e Enea Thomaraj nga tritoli i p'rostitucionit , fqinji: I pafajshëm! Punëtor, mbante prindërit e sëmurë

Vdekja tragjike e 29-vjeçarit Enea Thomaraj ka shkaktuar një valë trishtimi dhe dhimbjeje në Elbasan, duke tronditur thellë komunitetin lokal. Enea, i cili ishte një viktimë e pafajshme e shpërthimit të tritolit më 14 korrik 2024, ndërroi jetë pas tre muajsh luftë për jetën në Spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë.
Fqinji i tij, në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se është e papranueshme që një ngjarje e tillë mund të ndodhë në shtëpinë e dikujt, ku ai duhet të ndihet i sigurt.
'Anija e vdekjes' lundron në detin Adriatik? Anija pa flamur transporton e'ksploziv drejt I'zraelit

Anija e mallrave MV Kathrin, e cila besohet se po transporton material shpërthyes drejt Izraelit, ka ngritur shqetësime të mëdha në arenën ndërkombëtare. Amnesty International dhe Kombet e Bashkuara janë ndër organizatat që kanë bërë thirrje për ndalimin e ankorimit të kësaj anijeje në porte të ndryshme, me frikën se ngarkesa e saj do të kontribuonte në kryerjen e krimeve të luftës në konfliktin izraelito-palestinez, veçanërisht në Gaza.
Sipas informacioneve të policisë namibiane, MV Kathrin është e ngarkuar me rreth 60 kontejnerë të mbushur me trinitrotoluen (TNT) dhe tetë kontejnerë të tjerë me eksploziv heksogen, dy materiale të përdorura gjerësisht në prodhimin e armëve ushtarake. Një pjesë e këtyre materialeve besohet të jetë e destinuar për Izraelin, ndërsa pjesa tjetër ka për destinacion disa vende të tjera evropiane, përfshirë Poloninë dhe Sllovakinë. Sipas autoriteteve, ngarkesa nuk do të qëndrojë në Slloveni, por do të vazhdojë si tranzit drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
Biden pro sulmit të Izraelit në rafineritë e naftës së Iranit

Izraeli pritet që brenda pak ditësh të nisë sulmin kundër Iranit si shenjë hakmarrjeje për sulmin me 181 raketa të martën e 1 Tetorit. Zyrtarët izraelitë thonë se sulmi do të jetë në koordinim me SHBA-të dhe tejet i ashpër. Vetë presidenti amerikan Joe Biden tha se po bisedojnë me Tel Avivin dhe po vlerësojnë që të sulmohen rafineritë e naftës në Iran, duke dalë kundër shënjestrimit të reaktorëve bërthamorë. Por deklarata për sulmet e rafinerive ndikoi në rritjen e çmimeve të naftës së papërpunuar në SHBA me 7 përqind.