Erërat më të fuqishme në 27 vjet godasin Britaninë dhe Irlandën, një i vdekur dhe gati një milion pa energji elektrike
Një person ka vdekur në Irlandë dhe qindra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Mbretërinë e Bashkuar pasi stuhia Eowyn e goditi vendin me erëra rekord. Burri vdiq kur një pemë ra mbi veturën e tij në County Donegal, njoftoi Gardai (policia irlandeze).
Irlanda pa erërat e saj më të forta të regjistruara ndonjëherë, duke çuar në 725,000 prona pa energji dhe rreth 138,000 njerëz pa ujë. Ndërsa në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, miliona njerëzve iu kërkua të qëndronin në shtëpi pasi të premten u regjistruan erëra prej 160 km/h.