Shpërthen sërish zjarri pranë Los Angeles, mijëra të evakuuar
Një zjarr i ri i madh ka shpërthyer në veri të Los Anxhelosit, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz të evakuohen nga rajoni, që tashmë është duke u përballur me zjarret më shkatërruese në historinë e tij, raporton BBC
Zjarri u ndez rreth 45 milje në veri-perëndim të qytetit të Los Anxhelosit të mërkurën në mëngjes, pranë liqenit Castaic në një zonë malore që kufizohet me disa zona banimi dhe shkolla.