Arnisa Këlliçi rreh burrin/ Flet gjyqtarja: Më thotë që jam e përdalë, pretendon se fëmija nuk është i tij

Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi, ka rezultuar të ketë ushtruar dhunë fizike mbi burrin e saj, Klejd Këlliçi. Aktualisht, gjyqtarja Këlliçi ndodhet me status e “pezulluar” me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pasi prokuroria e Durrësit, e ka marë të pandehur për akuzën e “Kallëzimit të rremë” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, duke krijuar prova të rreme kundra prokurorit të Tiranës, Adriano Dyrmishisht.
Ngjarja është rregjistruar në mesnatën e 28 gushtit 2024 në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë, ku forcat policore të komisariatit Nr.3 janë angazhuar për parandalimin e përshkallëzimit të një krimi në familje Këlliçi.