Lidhje


Ndodh njëherë në 80 vjet, astronomët paralajmërojnë spektakël qiellor

Astronomët paralajmërojnë një spektakël qiellor që ndodh njëherë në 80 vjet. Edhe pse nuk ëhstë përcaktuar saktë se kur do të ndodhë shpërthimi i një tjetër nove, astronomët theksojnë se është çështje ditësh.

 

“Ne e dimë se do të shpërthejë , është shumë e qartë,” tha për Space.com Edward Sion, një profesor i astronomisë dhe astrofizikës në Universitetin Villanova në Pensilvani.

Read more ...


Sulm në Tel Aviv, raportohet për disa të lënduar, ekzekutohen autorët

Një sulm me thikë dhe me armë raportohet të ketë ndodhur këtë të martë në Tel Aviv të Izraelit. Për pasojë 9 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa 2 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Jaffës, ndërsa mësohet se një prej autorëve të sulmit është ekzekutuar nga policia izraelite.

 

Dyshohet se dy autorët zbritën nga hekurudha dhe hapën zjarr me armë automatike mbi njerëzit që prisnin në stacionin e trenit.

Read more ...


Avionit të "Ryanair" i shpërthen goma gjatë uljes, mbyllet përkohësisht pista e aeroportit

Nje incident ka ndodhur ne Itali diten e sotme, me nje prej avioneve te Ryanair, linje ajore qe operon edhe ne Shqiperi. Në aeroportin e Bergamos, Orio al Serio : pak para orës 8 të mëngjesit të së martës 1 tetor 2024, avioni i kompanisë Ryanair që vinte nga Barcelona po zbriste në pistë pati shpërthim ne një gomë.

 

Sipas informacioneve fillestare, pasagjerët në bordin e avionit janë evakuuar në mënyrë të sigurtë, ndërsa pista do te inspektohet per kushtet e operimit pas heqjes se avionit nga vendi ku ka mbetur.

Read more ...


"Lulëzon" 5D-ja edhe në Rogozhinë. I vlerësuan si banesa, 5 zyrtarë të Rrogozhinës vodhën 353 mln lekë fonde

Pesë zyrtarë të bashkisë së Rrogozhinës janë arrestuar pasi akuzohen për “Shpërdorim detyre”,”Falsifikim dhe mashtrim”me fondet e rindërtimit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm me vlerë 353,471,090. Nga hetimet është zbuluar se zyrtarët, tanimë të arrestuar, Besim Ballabani, Xhemile Uku, Mario Meka, Elton Levonja dhe Edlira Ramaj janë përfshirë në të paktën 78 raste të dyshimta, ku banesat për të cilat ishte dhënë dëmshpërblimi pas tërmetit ishin shpallur si objekte të dëmtuara në fakt ishin kasolle për derrat e lopët.

Read more ...


Shpërthen virusi i rrezikshëm, 6 të vdekur deri tani/ Transmetohet tek njeriu përmes lakuriqëve të natës

Gjashtë persona kanë ndërruar jetë pas shpërthimit të virusit Marburg në Ruandë. Ministri i Shëndetësisë, Sabin Nsanzimana tha se shumica e viktimave ishin punonjës të kujdesit shëndetësor në një njësi të kujdesit intensiv spitalor. Njëzet raste janë identifikuar që kur shpërthimi u konfirmua të premten, sipas medias së huaj.

 

Marburg, me një shkallë vdekshmërie deri në 88%, është nga e njëjta familje virusesh si Ebola. Ai përhapet te njerëzit nga lakuriqët e natës dhe më pas përmes kontaktit me lëngjet trupore të individëve të infektuar. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje muskulore, diarre, të vjella dhe, në disa raste, vdekje nga humbja ekstreme e gjakut.

Read more ...

XS
SM
MD
LG