Valë gripi në Gjermani, shtohet numri i të infektuarve, 40 të v.dekur në një muaj
Në Gjermani po shtohet ndjeshëm numri i të infektuarve me grip. Instituti gjerman për sëmundjet infektive “Robert Koch Institut” sheh shenja të fillimit të një vale gripi në Gjermani. Sipas raportit të fundit të RKI që nga fillimi i dhjetorit, numri i rasteve të infeksioneve është rritur ndjeshëm. Edhe vitet e fundit janari ka qenë periudha në të cilën numri i infektimeve është rritur ndjeshëm. Thënë shumë thjesht për valë gripi flitet kur viruse gripale të tipit influenca A ose B gjenden në një nga analizat e çdo pesë pacientëve. Madje ka edhe të vdekur.
Parlamenti libanez zgjodhi kreun e ushtrisë Joseph Aoun si president të ri
Parlamenti libanez zgjodhi për president kreun e ushtrisë, Joseph Aoun, duke i dhënë fund vakumit politik dyvjeçar në vend, raporton Anadolu. Aoun fitoi 99 vota gjatë raundit të dytë të votimit në Parlamentin prej 128 vendesh, sipas korrespondentit të Anadolu-t.
Në raundin e parë të votimit nuk u arrit të zgjidhej president, pasi Aoun siguroi vetëm 71 vota. Një kandidati i duhen dy të tretat e votave ose 86 ligjvënës, për të kaluar në fazën e parë. Në raundet pasuese nevojitet një shumicë absolute.
Gjithçka e "kopsitur"/Qeveria ul çmimin e energjisë elektrike para zgjedhjeve, Rama del në konferencë me Ballukun pas mbledhjes së ERE-s
Enti Rregullator vendosi të ulë me 1 lekë çmimin e energjisë elektrike për familjet, të cilat konsumojnë më pak se 700 kilovat orë energji në muaj. çmimi i ri i miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure hyn në fuqi nga data 1 shkurt dhe rikthen sistemin e tarifimit me fasha, të cilën qeveria e hoqi në vitin 2014. Madje këtë herë thyerja e fashës është edhe më e madhe.
Sipas vendimit, familjet të cilat kanë konsum deri në 700 kilovat orë në muaj do të paguajnë 8.5 lekë për kilovat pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar ose 10.2 lekë për kilovat me tvsh, nga 11.4 lekë që është çmimi aktual.
Komiteti Nagel, i krijuar nga Netaniahu: I.zraeli duhet të jetë i përgatitur për një l.uftë të mundshme me Turqinë
Komiteti Nagel, i krijuar me udhëzim të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pretenduar që administrata e Tel Avivit duhet të jetë e përgatitur për një "luftë të mundshme" me Turqinë, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të gazetës "The Jerusalem Post", në raportin e fundit të Komitetit Nagel për buxhetin e mbrojtjes dhe strategjinë e sigurisë, pretendohet se administrata e Tel Avivit duhet të përgatitet për një konflikt të drejtpërdrejtë me Turqinë.
Rabini që priti me nderime Edi Rama, i d.ënuar për k.orrupsion në i.zrael
Në postimin e tij pas takimit, kryeministri e quajti këtë vizitë “një privilegj”, duke nënvizuar vlerat e tolerancës fetare në Shqipëri dhe duke promovuar një projekt për ndërtimin e një muzeu hebraik në Vlorë.