Duket se I"zraeli e ka vendosur, do të godasë objektiva ushtarake dhe energjitike të Iranit

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli ka përcaktuar objektivat që do të sulmojë në Iran, si kundërpërgjigje ndaj sulmit me 180 raketa balistike që Teherani ndërmori më 1 tetor. Lajmi u njoftua nga rrjeti televiziv amerikan NBC që iu referua disa zyrtarëve amerikanë që folën në kushte anonimiteti.
Agjencia ‘Reuters’ duke iu referuar NBC-së, bëri të ditur se Izraeli synon të godasë infrastrukturës ushtarake dhe energjetike të Iranit. Të njëjtën zyrtarë amerikanë bënë të ditur se nuk ka asnjë të dhënë se Izraeli do të godasë objektet bërthamore të Iranit apo se do të kryejë atentate ndaj zyrtarëve të këtij vendi. Megjithatë siç njofton NBC, Izraeli nuk ka marrë ende asnjë vendim përfundimtar se si dhe kur do të veprojë.