Lidhje


Akuza të forta të Shevçenkos pasi nuk fitoi kundër i.zraelitit për Ekzekutivin e UEFA-s: “Humba për çështje politike”

Andri Shevçenko nuk e ka përjetuar edhe aq mirë faktin që është lënë jashtë Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s gjatë Kongresit që u mbajt këtë të enjte në Beograd. Shevçenko mendohej se do të siguronte votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e këtij paneli, ashtu si paraardhësi i tij, Andrei Pavelko.

 

Por për çudinë e të gjithëve, ish-fituesi i “Topit të Artë” i cili aktualisht drejton Federatën e Ukrainës, mori vetëm 15 vota nga 55 federatat pjesëmarrëse në Kongres, edhe pse vlerësohet nga të gjithë si një figurë e madhe e futbollit botëror. Vendi i shkoi presidentit të Federatës së Izraelit, Moshe Zuares, i cili mori 31 vota.

 

Me një deklaratë zyrtare, Shevçenko ka sulmuar ashpër drejtuesit e UEFA-s dhe Federatat, duke lënë të kuptohet se kishte qene votë e ndikuar politikisht.

 

“Gjatë jetës dhe karrierës time, kam ndjekur një parim thelbësor, atë sportiv. Besoj te një konkurrencë e drejtë, e hapur dhe transparente. Unë vij nga futbolli dhe jam për futbollin. Për fat të keq, në ditët e fundit, kemi marrë sinjale të qarta se për shkak të faktorëve politikë, si Ukraina, ashtu edhe unë personalisht, nuk ishim të mirëpritur në lidershipin e UEFA-s. Këto shqetësime u konfirmuan në ngjarjet që vijuan gjatë vetë Kongresit”, – tha Shevçenko rreth ngjarjeve të Beogradit në një akuzë shumë të rëndë./ballkanweb

 
 
XS
SM
MD
LG