Të miturit "k.riminelë": Thjesht procedim penal për të miturit që therën qenin

Thjesht janë proceduar penalisht të miturit kriminelë që torturuan e më pas vranë pa mëshirë një këlysh të pafajshëm disa javësh. Policia ka reaguar pas videos së tmerrshme të masakrës të së miturve të publikuar në JOQ, duke i proceduar ata penalisht e duke i dhënë zemër promovimit të ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen me këtë masë ligjore të papërfillshme.
NJOFTIMI
Shërbimet e Stacionit të Policisë në Dimal kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e tre shtetasve të mitur: F. M., 15 vjeç, E. D., 10 vjeç, dhe H. K., 12 vjeç. Për ta ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale të “Keqtrajtimit të kafshës”.
Pak më parë JOQ publikoi kërcënimin e njërit prej autorëve të ngjarjes së rëndë, Flori Memaj i cili kërcënonte se do bënte më keq se ç’kemi parë po nuk u fshi videoja e masakrës ndaj qenushit.
Së bashku me shokun e tij Ergys Dodovecin në Urë Vajgurore pa iu dridhur qërpiku këta kriminelë të rinj morën një thikë dhe i çanë barkun një kafshe të pambrojtur, për më tepër këlysh pak javësh./joq