Dalin detaje me foto, mësuesi p"ervers, mik me dimplomatët amerikanë

Mësuesi amerikan që filmoi veten duke përdhunuar dhe abuzuar me nxënësit e rinj dhe i postoi pamjet në internet, ishte mik me diplomatë amerikanë dhe madje ekspozohej para kamerave me ta. Janë zbuluar kështu detaje të reja për amerikanin pervers që prej kohësh ndodhet në Tiranë, ku Policia e Shtetit pranoi sot zyrtarisht se ai ka abuzuar me fëmijë të mitur.
David Ira Lang që shikoni në foto, 71 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit e cila tha sot se finalizoi pas disa muajsh hetime operacionin e koduar “Gjurma virtuale”. Lang akuzohet se prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur. 71-vjeçari, shtetas amerikan, ishte me precedent penal jashtë Shqipërisë.