Lidhje


Në samitin e Antaljas Sudani vendos ta njoh pavarësinë e Kosovës

Qeveria e mbështetur nga Turqia në Sudan, ka vendosur të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ali Yousif Ahmed Alsharif, në kuadër të edicionit të katërt të Forumit Diplomatik në Antalya, Osmani tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

 

Sudani prej pothuaje dy vitesh është mbërthyer nga një luftë e përgjakshme civile, e cila nisi kur një fraksion i ushtrisë tentoi të kryej një grusht shteti, i mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Së fundmi forcat qeveritare sudaneze me mbështetjen e Turqisë kanë arritur të shtypin këtë grusht shteti, ku kanë marrë plotësisht kontrollin e kryeqytetit dhe shumicën dërrmuese të territorit të shtetit të Sudanit.

 

“Sudani ka vendosur ta njoh pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë, Republikës së Kosovës”, ka njoftuar presidentja e vendit Vjosa Osmani, transmetohet nga Agjensia Anadolu.


Në një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ali Yousif Ahmed Alsharif, në kuadër të edicionit të katërt të Forumit Diplomatik në Antalya (ADF2025), Osmani tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.


“Nuk mund të gjej fjalë për ta përshkruar mirënjohjen e njerëzve të Kosovës. Jemi shumë falënderues për këtë njohje, sepse nuk është vetëm njohje për pavarësinë tonë, por edhe për përpjekjen e vazhdueshme për të qenë të lirë dhe të pavarur”, tha Osmani në një video të publikuar së bashku me ministrin sudanez.

 

Ministri sudanez Ali Yousif uroi presidenten Osmani dhe tha se Kosova është një vend i bukur. Ai tha se kjo njohje shpreson se do të jetë vetëm fillimi i një kapitulli të ri të bashkëpunimit midis Sudanit dhe Kosovës.


Në fund të marsit, pavarësinë e Kosovës e njohu edhe Kenia, ndërsa Sudani bëhet vendi i 119-të që e njeh pavarësinë e shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

XS
SM
MD
LG