Lidhje


Britania, Franca dhe Kanadaja kërcënojnë I.zraelin me “veprime konkrete” nëse nuk i jep fund ofensivës në Gaza

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja lëshuan sot një paralajmërim të ashpër për Izraelin, duke bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake në Gaza dhe heqjen e kufizimeve për ndihmën humanitare ose do të përballen me “veprime të mëtejshme konkrete”. Në një deklaratë të përbashkët jashtëzakonisht të ashpër, tri vendet dënuan sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza.

Read more ...


Kryeministri spanjoll thirrje që I.zraeli të përjashtohet nga Eurovizioni dhe garat ndërkombëtare

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri thirrje për përjashtimin e Izraelit nga Eurovizioni dhe garat ndërkombëtare, duke bërë një paralele me përgjigjen ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe duke theksuar nevojën për qëndrueshmëri në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare.. “Angazhimi i Spanjës ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut duhet të jetë i vazhdueshëm dhe duhet të jetë gjithashtu i qëndrueshëm në Evropë”, tha Sanchez gjatë prezantimit të një raporti mbi sektorët kulturorë dhe krijues të Spanjës.

Read more ...


2024, Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024 (Europa të dhëna 2024, Shqipëria 2023). Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

Read more ...


Protestues pro-palestinezë protestuan në të gjithë botën për të përkujtuar 'Ditën e Nakba-s'

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në të gjithë botën në solidaritet me palestinezët mes luftës brutale të Izraelit në Gaza dhe për të shënuar spastrimin etnik të palestinezëve në vitin 1948 nga milicitë hebraike, të kujtuara si Nakba, ose katastrofa. Nakba rezultoi në zhvendosjen masive të përhershme të palestinezëve pas krijimit të Izraelit në vitin 1948. Aktivistët thonë se historia po përsëritet sot në Gaza dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar.

I.zraeli brenda 48 orëve vret 200 palestinezë të tjerë në Gaza dhe zhvendos 300 mijë banorë

Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 200 palestinezë dhe ka zhvendosur me forcë 300 mijë banorë në Gazën veriore, transmeton Anadolu. “Në një tjetër krim të shtuar në historinë e përgjakshme të Izraelit, më shumë se 200 martirë u vranë vetëm në pjesën veriore të Gazës gjatë 48 orëve të fundit, në një seri të vazhdueshme masakrash”, tha zyra për media e qeverisë në Gaza. Zyra për media tha se ushtria izraelite gjithashtu shkatërroi plotësisht dhe pjesërisht më shumë se 1 mijë njësi banimi dhe zhvendosi me forcë më shumë se 300 mijë civilë drejt Qytetit Gaza, të cilit i mungon infrastruktura e nevojshme për t’i strehuar ato.

Read more ...

XS
SM
MD
LG