Lidhje


81 vite gj.enocidi grek mbi shqiptarët e Çamërisë teksa sot, e njëjta heshtje v.ret në Gaza.

Mos harroni Çamërinë! Mos mbyllni sytë ndaj Palestinës! Çamëria një plagë e kombit tonë dje, dhe Gaza një plagë e njerëzimit sot. 81 vite më parë, në vitin 1944, shqiptarët e Çamërisë përjetuan një nga kapitujt më të errët të historisë së Ballkanit. Një gjenocid i organizuar, një spastrim etnik i pastër, një krim kundër njerëzimit. Shqiptarët e Çamërisë u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre autoktone, u masakruan, iu dogjën shtëpitë, u grabitën pasuritë dhe u zhdukën nga harta, jo nga historia por nga vëmendja e botës.

Read more ...


Aktivistët zviceranë nisen për në Egjipt për t’iu bashkuar Marshimit Global drejt Gazës

Aktivistët zviceranë janë nisur nga vendi i tyre për të marrë pjesë në "Marshimin Global drejt Gazës". Në marsh do të marrin pjesë aktivistë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor nga 54 vende për të protestuar kundër luftës së vazhdueshme gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës. Pjesëmarrësit do të mblidhen në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, më 12 qershor dhe do të udhëtojnë për në qytetin egjiptian al-Arish.

Read more ...


Evropa në protestë për “Madleen”, dënojnë arrestimin e aktivistëve

Shtetet evropiane kanë protestuar më 9 qershor kundër sekuestrimit të anijes humanitare “Madleen”, e cila po transportonte ndihma jetike drejt Gazës. Demonstruesit dënuan arrestimin e aktivistëve në bord dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të tyre. Në Francë, qindra protestues u mblodhën në sheshin “Place de la République” në Paris, ku shprehën zemërimin ndaj bastisjes së anijes nga Izraeli dhe bllokadës ndaj Gazës. Qytetarët italianë kanë protestuar përpara Bazilikës historike të Panteonit në Romëduke dënuar ndërhyrjen e Izraelit ndaj anijes civile të ndihmave.

Read more ...


Fillon rrugëtimin "Konvoji i Rezistencës së Magrebit" nga Tunizia në Gaza

 "Konvoji i Rezistencës së Magrebit", i organizuar për të thyer bllokadën izraelite të Rripit të Gazës dhe për të mbështetur popullin palestinez u nis nga Tunizia. Të mbledhur në "Rrugën e 5-të Mohammed" në qendër të kryeqytetit Tunis, qindra aktivistë nga Mauritania, Maroku, Algjeria dhe Tunizia përfunduan procedurat e tyre të regjistrimit në orët e para të mëngjesit dhe u nisën për në ndalesën e parë të konvojit, qytetin Sousse në Tunizi. Një numër i madh njerëzish gjithashtu përcollën konvojin duke mbajtur flamuj palestinezë dhe tunizianë.

Read more ...


“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

Jeffrey Epstein, miliarderi i arrestuar në 2019 për trafikim seksual të të miturave, u gjet i vdekur në burg nën rrethana të dyshimta, duke nxitur shumë teori konspirative. Ai ishte në qendër të një skandali ku rekrutoheshin vajza të mitura për abuzime seksuale në shtëpitë e tij luksoze dhe ishuj privatë, me pjesëmarrjen e figurave të fuqishme.“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. 

Read more ...

XS
SM
MD
LG