A do të pranojë ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi në Gjenevë sot kapitullim pa kushte si do Trump?
Në prag katastrofe?/Imazhet satelitore tregojnë anijet e marinës amerikane duke u pozicionuar përpara një sulmi të mundshëm ndaj Iranit
Imazhet satelitore kanë zbuluar se të gjitha anijet e Marinës Amerikane të dislokuara përpara janë larguar nga një port kyç në Bahrein ndërsa Washingtoni përgatitet për një sulm të mundshëm ndaj Iranit, raportoi "Newsweek". Imazhet satelitore të analizuara nga ekspertë të burimeve të hapura, përfshirë Ian Ellis në X, tregojnë se të paktën një anije luftarake bregdetare, katër anije kundërmasash kundër minave dhe anija mbështetëse e operacioneve speciale M/V Ocean Trader aktualisht operojnë brenda zonës së përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së.
Erdogan ofron ndërmjetësim për t’i dhënë fund konfliktit mes I.zraelit dhe Iranit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e sapozgjedhur të Iranit, Masoud Pezeshkian, në lidhje me situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme. Sipas deklaratës së publikuar nga Kryesia e Komunikimit të Presidencës turke, biseda u fokusua te përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, si dhe te çështjet rajonale dhe globale me interes të përbashkët.
‘Ata që v.rasin fëmijë, nuk janë burra’! Apeli i fuqishëm i Roberto Benignit për l.uftën
Aktori dhe regjisori i njohur italian dhe fitues i çmimit Oscar, Roberto Benigni, ka bërë një apel të fuqishëm kundër luftës dhe i është drejtuar me fjalë të ashpra atyre që vazhdojnë të shkaktojnë vdekje. Fituesi i çmimit Oscar foli për konfliktin në Gaza, luftën në Ukrainë dhe tragjeditë në Mesdhe, duke u shprehur se “ata që nuk e ndiejnë dhimbjen e botës, nuk janë njerëz”. Ai vijoi më tej me fjalimin e tij mbi dramën e luftës, duke u përqendruar te vuajtjet e të vegjëlve: “Ata që vrasin fëmijë, nuk janë burra!”, ndërsa shtoi më tej “kur fëmijët luajnë dhe njëri prej tyre gërvishtet, ata ndalen. Por këtu ata në të vërtetë vazhdojnë të vrasin. Është frikacakëri.”
Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit
Presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me udhëheqësin e SHBA-së Donald Trump konfirmoi gatishmërinë e Moskës për të vazhduar negociatat me Kievin pas 22 qershorit, u tha gazetarëve ndihmësi i Kremlinit Yury Ushakov. “Rusia shprehu gatishmërinë për të vazhduar negociatat me ukrainasit, siç është rënë dakord, pas 22 qershorit. Donald Trump e mori parasysh këtë informacion dhe përsëriti interesin e tij për t’i dhënë fund konfliktit ruso-ukrainas sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ndihmësi i Kremlinit.