Projekti në Ishullin e Sazanit, dhëndri i Trump zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri: Kemi studiuar një vit tregun, do të ndërtohet një ndër gjërat më unike në botë
Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, ka zbuluar detaje nga projekti në Ishullin e Sazanit, duke thënë se do të jetë një ndër gjërat më unike në botë. Ai tha se me Shqipërinë është njohur rastësisht, teksa po shkonte për në Korfuz në një xhiro me anije në verën e vitit 2021. Gjatë fjalës së tij me një videomesazh nga Forumi Ndërkombëtar FII që u zhvillua në Tiranë.