SHBA-ja i ka dërguar I.zraelit më shumë se 90.000 tonë armë dhe pajisje që nga fillimi i sulmeve në Gaza
Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar më shumë se 90 mijë tonë armë dhe municione ushtarake Izraelit që nga 7 tetori 2023, kur filluan masakrat në Rripin e Gazës. Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit, thuhet se avioni i 800-të që transportonte municione ushtarake nga SHBA-ja për Tel Avivin ka mbërritur sot në Izrael. SHBA-ja ka dërguar në Izrael më shumë se 90 tonë pajisje ushtarake dhe armë, duke përfshirë automjete të blinduara, municione dhe arsenal, që nga 7 tetori, tha ministria.