Lidhje


Parlamenti i Turqisë miraton mocionin që dënon gj.enocidin e I.zraelit në Gaza

Parlamenti i Turqisë miratoi sot një mocion parlamentar që dënon pushtimin e zgjeruar të Izraelit në Gaza dhe gjenocidin e tij kundër popullit palestinez. Asambleja e Përgjithshme u mblodh nën kryetarin Numan Kurtulmuş për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, atë që ligjvënësit e përshkruan si gjenocid dhe shtypje ndaj popullit palestinez, politikat e tij kundër urisë dhe situatën aktuale në rajon.Më vonë, rezoluta parlamentare e nënshkruar nga Kurtulmuş u lexua në asamble.

Read more ...


Kompania Domino's Pizza shënon humbje prej 2,4 milionë dollarësh për shkak të bojkotit për Gazën

Kompania australiane e zinxhirit të picave, Domino's Pizza Enterprises regjistroi humbjen e parë vjetore në dekada, pasi bojkoti për shkak të Gazës shkaktoi mbyllje të restoranteve në gjithë Azinë. Kompania regjistroi humbje vjetore prej 3,7 milionë dollarësh australianë (2,4 milionë dollarë amerikan) në vitin financiar që përfundoi në qershor 2025, rënie e ndjeshme nga një fitim prej 62,5 milionë dollarësh në vitin e kaluar. Fitimi i kompanisë ra me 104 për qind nga viti i kaluar, sipas rezultateve financiare që firma publikoi dje. Gjithashtu aksionet e 'franchising' ranë me 23 për qind në dy ditë pasi publikoi fitimet.

Read more ...


Bllokohen autostradat në Tel Aviv – Po rritet zemërimi i i.zraelitëve që kërkojnë armëpushim

Izraelitët sot kanë nisur një ditë kombëtare proteste, duke bllokuar autostradat dhe duke djegur goma – e gjitha kjo për shkak se kërkojnë një marrëveshje për armëpushim në Gaza, që do të siguronte lirimin e të zënëve. Familjet e të zënëve dhe protestues të tjerë iu bashkuan protestës, duke e quajtur atë „Dita e luftës“. Forumi për të zënë dhe të zhdukur ka njoftuar se protesta filloi me vendosjen e flamujve të mëdhenj izraelitë para degës së ambasadës amerikane në Tel Aviv. Protestuesit ndaluan trafikun dhe dogjën goma në autostradën që kalon nëpër Tel Aviv. 

Read more ...


Al Jazeera: Nevojitet presion ndërkombëtar dhe veprim urgjent për të parandaluar heshtjen e Gazës

Televizioni Al Jazeera me seli në Katar bëri thirrje për ndërhyrje urgjente dhe presion nga komuniteti ndërkombëtar pas vrasjes së 5 gazetarëve nga Izraeli në Gaza, përfshirë një kameraman të Al Jazeera-s. Televizioni Al Jazeera bëri një deklaratë në lidhje me sulmin e ushtrisë izraelite në spitalin "Nasser" në Khan Younis, në jug të Gazës, i cili vrau 20 persona, përfshirë 5 gazetarë. "Presioni ndërkombëtar dhe veprimet urgjente janë të nevojshme për të parandaluar heshtjen e zërit të Gazës përmes shënjestrimit sistematik dhe vrasjes së gazetarëve para syve të botës", thuhet në deklaratë.

Read more ...


"Uria në çdo cep", pamjet nga brenda spitaleve të Gazës që po tmerrojnë botën

Në mungesë të aksesit të gazetarëve në Rripin e Gazës, një grup reporterësh ndërmori katër turne virtuale në spitalet dhe klinikat e zonës, duke dokumentuar gjendjen e mijëra fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja e rëndë akute. Pamjet dhe dëshmitë e mjekëve në terren të publikuara nga Haarez tregojnë një krizë të përmasave katastrofike, ku fëmijët dhe të rriturit po vdesin nga uria, mungesa e barnave dhe shpërbërja e sistemit shëndetësor. Në Spitalin Nasser në Khan Younis, Dr. Ahmed al-Farra tregon fëmijë të dobësuar në mënyrë ekstreme, me kockat që u duken, lëkurë të verdhë dhe flokë që u kanë rënë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG