“Do të vdesim në Gaza, thuajini Netanyahu-t që nuk largohemi. ”/ Banorët e Gazës sfidojnë urdhrat e IDF për tu larguar nga Gaza
Kur fletushkat e ushtrisë izraelite bien nga qielli, për banorët e Gazës kjo është shenja se duhet të braktisin shtëpitë e tyre. Rosey, e bllokuar në Gaza, i filmon nga dritarja e apartamentit të saj teksa bien mbi horizontin e mbuluar me tym, “si konfeti të trishta”. Ajo tregon se ushtria izraelite u kërkon banorëve të shpërngulen drejt al-Mawasi, por thotë me bindje se:
Unë nuk iki. Nëse do të vdes, do të vdes në këtë apartament, jo duke ikur apo në një tendë.