Lidhje


Mashtronin me shitjen e apartamenteve në Tiranë, në pranga dy persona, në kërkim noterja

Në një operacion të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një notere, lidhur me dy raste mashtrimi që kanë të bëjnë me shitjen dhe blerjen e apartamenteve.

 

Shtetasi Marjo Qose, 31 vjeç, u arrestua pasi gjatë një viti i ka marrë një 34-vjeçari shumën prej 75,000 eurosh, duke e mashtruar se do t’i blinte për llogari të tij një apartament në kryeqytet.

Read more ...


Bilanc l.ufte në rrugët e vendit/ 5 vi.ktima dhe 10 të plagosur në aksidente në 12 orë

Kjo e mërkurë korriku ka rezultuar një ndër ditët më të rënda të këtij viti sa u përket aksidenteve rrugore në vendin tonë. Vetëm nga raportimet e policisë dhe mediave bëhet fjalë 5 viktima dhe të paktën 10 të plagosur në disa ngjarje të ndodhura në zona të ndryshme të vendit.

 

Më e rënda ishte në Bulqizë, ku një automjet tip “Nisan”, që transportonte 3 persona të cilët po ktheheshin nga puna në minierë, doli nga rruga dhe ra rreth 300 metra poshtë. 2 prej udhëtarëve humbën jetën në vend, ndërsa personi i tretë ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Read more ...


”Digjen” Lapaj dhe daja i Shabanit/ Kleana Xhuveli, “motra” e Adriatik Lapaj merr mandatin e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka vendosur ditën e sotme se mandati i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, i ka kaluar Kleana Xhuvelit. “Në lidhje me çështjen e parë, pra me vendimin për dhënien e mandatit për koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, po bëj një listim të fakteve, që në gjykimin tim janë ato që përcaktojnë këtë vendimmarrje dhe janë shqyrtuar nga ana ime.  Kleana Xhuveli ka marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës. Ajo ishte renditur e katërta në listën e mbyllur të këtij koalicioni.

Read more ...


Japonia e.kzekuton ‘vrasësin e Twitterit’ që shkaktoi v.dekjen e nëntë personave

Japonia ka ekzekutuar një burrë që vrau nëntë persona në vitin 2017, hera e parë që nga viti 2022 që vendi ka miratuar dënimin me vdekje. Vrasjet serike nga Takahiro Shiraishi, i quajtur “vrasësi i Twitterit” , kishin tronditur vendin dhe kishin shkaktuar debat mbi mënyrën se si diskutohej vetëvrasja në internet. Shiraishi, atëherë 30 vjeç, i joshte viktimat e tij – shumica e tyre gra të reja midis moshës 15 dhe 26 vjeç – në apartamentin e tij, përpara se t’i mbyste dhe t’i copëtonte.

 

Vrasjet dolën në dritë në tetor 2017, kur policia gjeti pjesë trupi në qytetin japonez të Zamës, pranë Tokios, ndërsa po kërkonin njërën nga viktimat.

Read more ...

XS
SM
MD
LG