Kulla të reja nga bregdeti në Tiranë, publikohen vendimet e marra në mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit
Mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar i Territorit dhe Ujit tregojnë tendencën që po ndjek sektori i ndërtimit në vend ku duket se vëmendja turistike po e bën bregdetin gjithmonë e më tërheqës për investime shumëkatëshe kurse Tirana vijon të mbetet epiqendra e “kullave” të reja.
Lista e gjatë e vendimeve që ka kaluar në një mbledhje të prillit, një të majit dhe tret ë qershorit tregon për një përqendrim të theksuar të ndërtimeve mikes rezidencial dhe shërbime në qytetet bregdetare dhe kryesisht rezidenciale por edhe shërbime dhe akomodim në Tiranë.